E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamsik mirëpret Milanin

Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 21:00

Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik ka bërë të ditur se mirëpret mundësinë e transferimit te rivali nga Serie A, kampioni i Italisë Milan.

Ylli sllovak spekulohet se është objektiv kryesor i Rossonerëve për afatin kalimtar të verës.

“Allegri (trajneri i Milanit) ka thënë se ka dëshirë të më ketë në Milan dhe mua do të më pëlqente të bart fanellën e Rossonerëve, meqë do të ishte një hap i madh në karrierën time. Jam i ri, por deri më tani nuk kam fituar asgjë dhe është koha të filloj”, tha Hamsik për të përditshmen sllovake Pravda.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›