Meireles drejt largimit
Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 19:00
Raul Meireles do të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere.
E përditshmja angleze The Daily Mail ka njoftuar të hënën se Meireles do të braktis klubin nga Anfield Road pasi ka mësuar se nuk do të jetë futbollist titullar në sezonin e ardhshëm.
Reprezentuesi portugez po ashtu thuhet se është i pakënaqur që bisedimet rreth kontratës së tij të re ende nuk kanë filluar dhe klubi nuk i ka dhënë premtime të caktuara.
Meireles iu bashkua Liverpoolit gjatë verës së vitit të kaluar nga Porto.