E Shtunë, 31 Tetor 2026

Usami huazohet në Bayern

Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 18:10

Tinejxheri japonez Takashi Usami është transferuar në Bayern Munich ka konfirmuar klubi nga J-League Gamba Osaka.

19 vjeçari Usami i cili më herët gjatë këtij muaji u ftua për herë të parë në ekipin senior të Japonisë mund të mbetet në gjigantin bavarez nëse huazimi i tij prej gjashtë muajve është i suksesshëm.

“Isha i brengosur të largohem nga ekipi gjatë Kampionatit japonez por shanset si ky nuk vijnë çdo ditë. Kam vendosur se është koha e duhur për të provuar këtë sfidë të madhe”, tha Usami gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›