Dos Santos vlerëson ofertat
Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 19:30
Ylli meksikan Giovani dos Santos ka pranuar se ka disa oferta derisa bëhet gati të përfundon aventurën e tij të dështuar në Tottenham Hotspur.
22 vjeçari kaloi në White Hart Lane nga Barcelona në verën e vitit 2008 për 6 milionë euro por kaloi periudhë të vështirë në Londër dhe ishte huazuar në Ipswitch Town, Galatasaray dhe Racing Santander ku shkëlqeu edicionin e kaluar.
Tani thuhet se kërkohet nga Sevilla dhe Real Zaragoza. “Ende nuk e di se ku do të shkoj por gjërat janë duke shkuar mirë dhe kam disa oferta”, tha Dos Santos për AS.