E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet dhe siguria në miniera, Haxhinasto takon krerët vendorë

Gazeta Shqip

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtuesit vendorë, në qendër të të cilit ka qenë situata më e fundit në miniera dhe aksidentet e shumta në radhët e minatorëve për shkak të mungesës së sigurisë në punë.

Ministri Edmond Haxhinasto ka kërkuar që ti jepet fund abuzimit nga ndërmarrje që veprojnë pa licenca dhe pa masat e duhura të sigurisë, duke urdhëruar me këtë rast riaktivizimin e task-forcave në të gjitha qarqet ku ushtrohet sektori minerar për monitorimin e rrepte ndaj çdo operatori sa i përket lejes për ushtrim aktiviteti, sigurisë dhe standardeve të kushteve të punës si dhe ruajtjen e standardit mjedisor.

Haxhinasto bëri të ditur se prioritet do të jetë vëzhgimi i investimet e bëra nga operatorët, për rritjen e kapaciteteve me qëllim rritjen e prodhimit.  Ai më tej vlerësoi rëndësinë që ka për ekonominë e vendit dhe për investitorët e huaj ky sektor, duke bërë edhe një bilanc të arritjeve për vitin 2011, ku sipas Haxhinastos janë hapur rreth 9800 vende pune.
17 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Investimet dhe siguria në miniera, Haxhinasto takon krerët vendorë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›