E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnjë problem me "senatorët" Leonardo: E dinë çfarë mendoj

"Kundër Palermos na pret një ndeshje interesante, objektivi ynë është të luajmë mirë dhe të marrin rezultat". Në këtë mënyrë, Leonardo përgatit sfidën e së dielës në "San Siro" kundër zirozëve. "Tani kampionati është bërë më emocionues, vazhdoi trajneri i Milanit. Fakti që jemi vetëm 4 pikë pas Interit na ka dhënë shumë entuziazëm". Më tej ai mohon të gjithë zërat që flasin për probleme me "senatorët" e pakënaqur si Inzagi, Gatuzo apo Abiati: "Nuk kemi asnjë problem. Të gjithë ata e dinë se çfarë mendoj". Më tej, Leo ka bërë edhe një analizë të situatave të tre lojtarëve: "Gatuzo nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen me Palermon. Abiati po stërvitet mirë, presim që ai të kthehet në formë pas atij dëmtimi të gjatë që kaloi, edhe pse ai gjeti Storarin dhe Didën që janë paraqitur mjaft mirë. Gjithsesi, Kristian e ka të qartë sesa i rëndësishëm është për Milanin. Inzagi vrapon dhe gjithmonë shpreh dëshirën që të luajë. Do të ketë shanset e tij, si të gjithë sulmuesit që kemi në dispozicion".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›