Në pritje të promovimit të mozaikut të Abramoviçit
Gëzim Hidrin e gjen në studion e tij. Herë duke u marrë me ndonjë mozaik e herë me ndonjë pikturë. Pas shumë viteve emigrim, fillimisht në Greqi e më pas në Angli, është vendosur në qytetin e lindjes, në Librazhd. Për të ishte një kthim i detyruar. Teksa e vizitojmë në studion e tij në qytetin e Librazhdit, Sali Hidri të flet për dy projekte artistike, që në thelbin e tyre kanë një ndërmarrje sociale: kanë të bëjnë me aktivizimin e paraplegjikëve dhe të burgosurve në realizimin e mozaikëve me motive kombëtare
Gëzim Hidrin e gjen në studion e tij. Herë duke u marrë me ndonjë mozaik e herë me ndonjë pikturë. Pas shumë viteve emigrim, fillimisht në Greqi e më pas në Angli, është vendosur në qytetin e lindjes, në Librazhd. Për të ishte një kthim i detyruar. Autoritetet angleze e kthyen në Shqipëri pas mbarimit të lejes së qëndrimit, ndonëse tashmë kishte bërë emër si artist në këtë vend. Sali Hidri i përket brezit të studentëve të viteve ‘90-të. Student i Degës së Skulpturës, i quajtur artist dekadent nga regjimi i kohës, nuk arriti ta merrte diplomën. I pagëzuar me tri emra për shkak të ksefonobisë greke, i etiketuar nga shtypi britanik si "skllav i gurit", edhe pse ringjalli oborrin skulpturor të princit anglez, Charls, u zbua nga ky vend duke i vënë nofkën "i çmendur". Për të filloi të flitej në Shqipëri pikërisht në kohën e dëbimit. Si shumë të tjerë, mes tyre edhe artistë, në prag të ndërrimit të regjimeve Hidri kishte zgjedhur të shkonte përtej kufijve. Në një tokë të huaj, ku më së pari mendohet mbijetesa, arrin ta kultivojë pasionin e tij për mozaikun dhe skulpturën. Nga maji i vitit 2008 punon në qytetin e tij. Krahas skulpturave të gdhendura në gur, në pritje të promovimit të mozaikut të madh me portretin e Abramoviçit, presidentit të "Çelsit", mbetet i dyzuar për kontratat që i janë ofruar nga Dubai e Australia. Në prag të moshës së mesme ka menduar seriozisht të gjallojë vepra artistike e mite historike kombëtare me gurin shqiptar.
Arratisja
Nuk ishte më shumë se 20 vjeç kur emri i tij do të renditej ndër armiqtë e partisë. Do t‘i vihej epiteti "piktor dekadent i rrezikshëm", për shkak të një pikture. Ishte në vitin e dytë të shkollës së lartë, ndërsa priste të radhitej mes artistëve krijues të brezit të ri, e papritur do të quhej "armik i klasës në art". "Ka qenë viti 1988 kur unë paraqita në një ekspozitë kombëtare një pikturë të zhanrit abstraksionist, që simbolizonte lirinë e njeriut shqiptar, thënë kjo përmes një peme të pikturuar që çante një tavan prej betoni dhe kishte çelur një gjethe të vetme mbi këtë tavan. Kjo do të shënonte përndjekjen time nga regjimi komunist që ishte në perëndim të tij", tregon Hidri. Gjithsesi nuk u përjashtua nga Akademia e Arteve. Tri ditë pas grevës së studentëve në vitin 1990, Hidri së bashku me ëndrrën e tij për diplomim do të arratisej maleve të Greqisë. U nda natën, pa i takuar shokët e kursit në godinën nr. 23 të Qytetit Studenti. U zvarrit pas tubave shkarkuese të godinës, por jo më shumë se dhjetë metra larg tij pikasi një gardh të fortë policësh. U shmang gjakftohtë për nga godina nr. 14 e vajzave të Fakultetit Ekonomik. "Më veshën me rrobat e tyre dhe unë me flokë të gjatë, ngjaja si vajzë. Më përcollën deri te Rruga e Elbasanit, ku më priste im atë", shton ai. Ishte ai që e përcolli deri në kufirin jugor me Greqinë. "Merre jelekun tim prej lëkure, do të duhet të kalosh kufirin pa dhënë asnjë sinjal alarmi. Kam bërë dhjetë metra rrugë për dy orë. Jeleku i babait më shpëtoi, pasi i mblidhja telat në kufi një e nga një që të mos takonin njëri-tjetrin", vazhdon rrëfimin e tij skulptori. Në brendësi të kufirit grek, do ta ndihmonte një arvanitas me bukë e veshmbathje, derisa e dërguan në kampin e refugjatëve në Athinë.
Ditët e një pedagogu
Për dhjetë vjet rresht, deri në vitin 2000, Gëzim Hidri do të punonte në Athinë e do të respektohej në rrethet artistike greke. Tre vjet pas emigrimit, shqiptari do hapte një ekspozitë në qytetin Kastoria të Greqisë. Krahas punës në kompani greke të gdhendjeve dhe punëve në gur, Hidri u pranua pedagog i Degës së Pikturës në shkollën e mesme "Gramez". Aty përgatiti edhe dhjetë studentët e parë për konkursin e shkollës së lartë të Arteve të Bukura në Athinë. Nga Greqia do të shkonte drejt Anglisë, ku do të përjetonte një tjetër periudhë artistike. Për rreth tetë vjet punon si skulptor i gdhendjes dhe punëve prej guri. Më 2004 punon në "Polo-Klab", oborrin e princit anglez, krahas zbatimit të kontratave në shumë kompani britanike. I bën përshtypje plastika e fytyrës shprehëse të presidentit të "Çelsit", miliarderit rus Abramoviç. I merr leje për të punuar portretin e tij në një mozaik prej guri. Për këtë qëllim porositi një lloj guri të veçantë që mund të gjendej vetëm në Brazil. Kjo punë do t‘i mbetej përgjysmë, pasi pas një paralajmërimi në vitin 2006, në 2008-ën autoritetet angleze e kthejnë përfundimisht në atdhe.
Projektet
Teksa e vizitojmë në studion e tij në qytetin e Librazhdit, Sali Hidri të flet për dy projekte artistike, që në thelbin e tyre kanë një ndërmarrje sociale. Projektin e parë e ka menduar për paraplegjikët. "Kam menduar se mund t‘u jepet një mundësi për t‘u integruar në jetën e përditshme. Disa prej tyre do të mund të ndihmonin në vendosjen e gurëve në mozaikë me motive kombëtare që unë i kam skicuar. Nëse ky projekt i parë arrin të realizohet, në të dytin mendoj aktivizimin e të burgosurve në këtë lloj veprimtarie", shprehet skulptori. Por ai pohon se do të donte një mbështetje shtetërore apo të organizatave joqeveritare për realizimin e këtyre projekteve. Në përfundim të bisedës i kthehet sërish letërkëmbimit me Abramoviçin, momentin finalizues të mozaikut dhe shpresës së ardhjes së miliarderit rus në këtë qytet të vogël, që më shumë ngjan si nga ato ëndrrat e dëshiruara fort. Ndërsa ndahemi, ai mbetet në krah të mozaikut prej guri, me projekte të tjera që do t‘i gdhendë në dru.