E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnjë shenjë për fëmijët e humbur

Fati është i njëjtë për Bleona Mata, Julian Çelës, Mirjeta dhe Isa Matmujan që rezultojnë të humbur dhe pavarësisht hetimeve disa vjeçare.

Në hetim përveç fqinjëve, të afërmve apo ata që kanë patur kontakte më këta fëmijë, janë edhe prindër. Deri më tani në alo 116 janë referuar 11 raste fëmijësh të humbur.

4 fëmijë janë gjetur brenda ditës dhe janë kthyer në gjirin e familjes, 2 të tjerë gjatë gjetur pas kërkimeve një javore ndërsa 5 të tjerë janë ende të zhdukur.

Drejtuesi i Alo 116 Altin Hazizaj tha se duhet intensifikim të kërkimeve dhe krijimin e regjistrit për trafikuesit, shfrytëzuesit dhe abuzuesit.

Por ajo që bie në sy për fat të keq është se duke ruajtur anonimatin e një telefonate, 4% e fëmijëve të cilët kanë telefonuar në linjën e këshillimit janë shprehur se e duan largim nga familja për shkak të kushteve të vështira ekonimike.

25 maji është dita ndërkombëtare e fëmijëve të humbur dhe në Shqipëri linja e këshillimit ALO 116 krjuar simbolikisht zinxhirin përpara kryeministrisë ku në tullumbacet ishin portretet e fëmijëve të humbur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›