“Asnjë shqiptar pa punë mandatin e dytë”
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri zhvilloi një takim me qytetarë të Fierit dhe të zonave përreth ku deklaroi se Evropa do të jetë në pragun e derës së çdo qytetari të Shqipërisë mandatin e dytë, si dhe është zotuar se do të bëjë çdo përpjekje, derisa dhe qytetari i fundit i këtij vendi të zërë vendin e punës. “Jam këtu për t u zotuar se Shqipëria e vuajtjes dhe e dhimbjes, është Shqipëria e përkushtimit tim më të madh për t i lehtësuar ato, sepse unë Sali Berisha do të bëj çdo përpjekje, derisa dhe qytetari i fundit i këtij vendi të zërë vendin e punës. Lufta pa mëshirë kundër varfërisë dhe mjerimit është përparësia ime absolute”,- tha kreu i qeverisë, Berisha. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri u shpreh: “Kemi ndërtuar dhe rindërtuar rrugë të mëdha kombëtare, rrugë të tjera, por sot jam këtu për t u dhënë juve fjalën se në katër vitet e që vijnë çdo rrugë, çdo rrugicë e këtij qyteti e këtij qarku do të jetë asfalt dhe vetëm asfalt. Fieri evropian, fierakët dhe fieraket evropiane nuk mund të jenë mund të jenë të tillë në se nuk lëvizin në rrugë të standardeve evropiane. Evropa me infrastrukturën më moderne do të jetë në pragun e derës së çdo qytetari të Fierit dhe të Shqipërisë. Në katër e vitet e ardhshme jam këtu për t u zotuar se çdo familje e Fierit dhe e Shqipërisë do të ketë ujë 24 orë. Sot zotohem para jush se brenda vitit të parë të mandatit të dytë, ju do të lëvizni të lirë, në mbarë Evropën, pa viza, si qytetarë të saj. Jemi të vendosur se në katër vitet që vijnë në këtë tokë, në këtë vend, do të punësohen, së paku 160 mijë vetë. Katër vitet që vijnë Fieri do të shndërrohet në një nga epiqendrat më të rëndësishme industriale të Shqipërisë, me universitetin e tij, me tregjet e mëdha, me zonat reja turistike, me parqet e mëdha energjetike, ndaj dhe le ta shndërrojmë këtë fushatë, në festën e fitores sonë të madhe, le të bashkohemi së bashku rreth Fierit evropian, Shqipërisë evropiane, drejt të ardhmes sonë më të mirë, le të vazhdojmë ndryshimin. Rruga jonë nuk ka kthim, kjo është rruga e nderit, rruga e integrimit, rruga e begatisë, rruga e dinjitetit”,- përfundoi kryeministri Sali Berisha
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009