Zgjedhjet, KQZ vendos sot për ndarjen e fondit të partive
Autori i Lajmit: red.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të zyrtarizoje sot fondin që do tu ndahet partive për fushatën elektorale mbi bazën e formulës të parashikuar në Kodin Zgjedhor. Projekt-vendimi “Për përcaktimin e sasisë së fondit publik që do t u shpërndahet partive politike sipas gërmës “a” dhe “b”, pika 2 të nenit 87, të Kodit Zgjedhor” pritet të parashikojë ndarjen e fondit prej 65 milionë lekë. Sipas formulës parashikohet që Partia Demokratike të përfitojë rreth 16 milion lekë për fushatë ndërsa Partia Socialiste rreth 13 milion lekë. Ajo ç ka bie në sy nga kjo ndarje është se Partia Republikane dhe Partia Social Demokrate janë dy partitë që do të marrin fonde të konsiderueshme për fushatën zgjedhore. Ky avantazh i këtyre dy partive politike vjen si rezultat i zgjedhjeve të 2005, pasi PR kishte në kuvend plot 11 deputetë ndërsa PSD 7 deputetë. Paratë ndahen në bazë të neni 87 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë qe parashikon ndarjen e këtyre parave për forcat politike parlamentare. Kështu 10 për qind e shumës ndahet ndërmjet të gjitha partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore. 40 për qind e shumës ndahet ndërmjet partive të përfaqësuara në Kuvend dhe deputetëve të pavarur që rikandidojnë. 50 për qind e shumës së përgjithshme ndahet midis partive që, në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin ose, sipas rastit, për organet e qeverisjes vendore, kanë marrë jo më pak se 2,5 për qind të votave, në përpjesëtim me numrin e votave të fituara prej partive në shkallë vendi, sipas formulës së paraqitur në Shtojcën. Po sot KQZ pritet të miratojë dhe projekt-vendim: “Për miratimin e përdorimit të mjetit të posaçëm të votimit i cili mundëson zgjedhësit e verbër për të lexuar fletën e votimit”.
Tabela e treguesve të fondeve që përfitojnë partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore dhe që kanë mandate në Kuvend
1. Partia Demokratike 13.481.481
2. Partia Socialiste e Shqipërisë 10.111.111
3. Partia Republikane 2.648.148
4. Partia Socialdemokrate 1.685.185
5. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 1.203.704
6. Partia Agrare Ambientaliste 962.963
7. Partia Aleanca Demokratike 722.222
8. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 481.481
9. Partia Demokristiane 481.481
10. Partia Demokracia Sociale 481.481
11. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 240.743
Totali për tu shpërndarë 32.500.000
Tabela treguese e fondeve që përfitojnë partitë politike të regjistrua dhe që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin kanë marrë jo më pas se dy vende në raport me votat e marra prej tyre në shkallë kombëtare
1. Partia Republikane 8.046.992
2. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë 5.136.667
3. Partia Socialiste e Shqipërisë 3.582.093
4. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 3.386.956
5. Partia Demokratike 3.091.861
6. Partia Agrare Ambientaliste 2.644.556
7. Partia Aleanca Demokratike 1.920.479
8. Partia Demokracia Sociale 1.711.151
9. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 1.664.092
10. Partia Demokristiane e Shqipërisë 1.315.153
Totali për t u shpërndarë 32.500.000
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009