PS: Të shtyhet prodhimi i fletës së votimit
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kërkesa
Partia Socialiste nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkoi shtyrjen e prodhimit të fletëve të votimit. Arseja e kësaj kërkese është dalja e vendimit të Kolegjit Zgjedhor i cili pas ankimimit të PS-së do të vendosë nëse Partia Agrare Ambientaliste do të jetë apo jo pjesë e garës elektorale të 28 Qershorit. Më datë 2 qershor, Partia Socialiste ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e KQZ-së nr. 253 datë 28.05.2009 sipas të cilit janë miratuar listat shumëemërore të PAA-së edhe pse ajo nuk plotësonte 30 për qindëshin e femrave, kusht ligjor i caktuar në Kodin zgjedhor. Për këtë arsye ajo kërkon rrëzimin e këtij vendimi duke larguar agrarët nga gara.
Kërkesa
“Kërkojmë pezullim të përkohshëm të prodhimit të fletëve të votimit pasi një vendim i mundshëm i Kolegjit Zgjedhor për anulimin e vendimit të marrë nga KQZ do të sjellë përjashtimin e PAA-së nga fleta e votimit ndërsa mospezullimi i prodhimit të fletëve gjatë kësaj kohe sjell si pasojë përfshirjen në fletët e votimit të një subjekti politik listat e të cilit janë përjashtuar nga procesi zgjedhor. Rrethanë kjo që sjell një ngatërrim të dukshëm të zgjedhësve në votim si dhe humbjen e votës së hedhur prej tyre për këtë subjekt politik në një kohë që PAA mund të mos jetë fare pjesëmarrëse në këtë proces”, - thuhet në kërkesën e përfaqësuesit socialist drejtuar KQZ-së. Aty shpjegohet më tej se nëse nuk pezullohet ky proces atëherë duhet të kërkohet më pas prodhimi i një flete të re votimi çka do të shtojë koston financiare dhe për pasojë do të dëmtojë buxhetin e shtetit.
Ankimimi
Kolegji Zgjedhor, sot rreth orës 10:30 pritet të vendosë lidhur me kërkesën e socialistëve për të rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e Partisë Agrare Ambientaliste në listën e forcave që do të garojnë për zgjedhjet e 28 qershorit. Sot, 5 ditë brenda dorëzimit të kërkesës, është afati i fundit kur kjo gjykatë duhet të shprehet lidhur me kërkesën e një subjekti të interesuar, në këtë rast të PS-së. Kërkesa e socialistëve përmban dy pika: njëra që ka të bëjë me çregjistrimin e listave shumëemërore të PAA-së dhe tjetra që ka si objekt të saj pezullimin e vendimit të KQZ-së për prodhimin e fletës së votimit, deri në një vendim të kolegjit për fatin e kësaj force. Socialistët kanë argumentuar kërkesat e tyre, duke sjellë në vëmendje të Kolegjit se KQZ-ja ka miratuar listat e kësaj force politike duke mos respektuar ligjin për sa i përket kriterit të përfaqësimit në lista të secilës gjini në kuotën e 30%-shit. Ndërsa kërkesa e dytë është argumentuar me arsyetimin se do të ishte humbje e madhe financiare për KQZ-në, në rast se do të vazhdonte të prodhonte një fletë votimi, ku të bënte pjesë edhe PAA-ja. Prandaj ajo ka kërkuar pezullim të vendimit të KQZ-së deri në një vendimmarrje të kolegjit për fatin e PAA-së. Po dje KQZ miratoi dhe një ndryshim për modelin e tabelës së rezultatit të Qendrave të Votimit, lidhur me llojin e ngjyrës së fletës së parë. Bëhet fjalë për një ndryshim në vendimin 21, në pikën 2 të udhëzimit, ku thuhet se tabela e rezultateve model 5709 prodhohen me fletë kimike me një bllok me 5 fletë secili, me format A3, me numër serial. Fleta e parë e bllokut do të jetë e bardhë dhe do të shërbejë si tabelë origjinale. Fletët e tjera do të jenë po të bardha dhe do të shërbejnë si kopje dhe do t i jepen anëtarëve të grupeve të numërimit. Pjesa tjetër e tabelave të rezultateve prodhohen në sasinë e duhur, format A3, letër e thjeshtë.
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009