“Pas katër vitesh, pagat si në Gjermani, Francë apo Britani”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
“Boshti i Jugut, Tiranë-Berat-Sarandë është kryeprojekti i katër viteve që vijnë”
Shefi i qeverisë, Sali Berisha, ka zhvilluar dje në qytetin e Beratit një miting elektoral ku ka prezantuar kandidatët për deputetë të këtij qarku, duke shpallur përpara qytetarëve projektin për Beratin, për Shqipërinë evropiane, në katër vitet që vijnë. Kryeministri ka premtuar se “në katër vite, ne do të arrijmë të paguhemi si në Gjermani, Francë apo Britani”. Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të Beratit Berisha tha se “ne takohemi sot, në këtë shesh, si qytetarë të një qyteti dhe vendi anëtar të NATO-s, si qytetarë të një qyteti dhe vendi që ka aplikuar për anëtar të Bashkimit Evropian. Unë jam para jush për të shpallur projektin tim për Beratin, për Shqipërinë evropiane, në katër vitet që vijnë. Berati evropian dhe Shqipëria evropiane për mua dhe për ju do të thotë, para së gjithash, që ne, qytetarët e këtij vendi, të gëzojmë dhe të kemi kushte të njëjta ose përafërsisht të njëjta jo me një, por me disa vende anëtare të BE-së, do të thotë që beratasit dhe berataset në qytetin dhe e vendin e tyre të udhëtojnë në rrugë moderne, të kenë infrastrukturën që meritojnë. Ndaj jam sot, këtu, për t u zotuar para jush se projekti i të gjitha projekteve infrastrukturore në katër viteve që vijnë është Boshti i Jugut. Në shekuj e mijëvjeçarë ju keni qenë kryeqendër e kësaj zone dhe në vitet që vijnë ju do të jeni një metropol i fuqishëm që lidhet me rrugë ultramoderne, me Tiranën, Sarandën dhe mbarë botën. Boshti i Jugut është kryeprojekti i katër viteve që vijnë. Unë jam këtu për t u zotuar se në këtë rreth do të asfaltojmë çdo rrugë për ju, kudo që ndodheni, nga Tomori në Shpirag dhe në të gjitha zonat e tjera”,- tha Kryeministri. Duke iu referuar premtimeve për katër vitet e ardhshme në mbështetje të biznesit dhe sidomos të atij të vogël Berisha tha: “Berati evropian dhe Shqipëria evropiane do të thotë që ju, qytetarët e këtij qyteti të bekuar, të keni punë, të punësoheni. Ndaj jam këtu për t u zotuar para jush se në qytetin e Beratin dhe në mbarë Shqipërinë, katër vitet që vijnë do të jenë vitet më të lulëzuara për biznesin. Unë ju bëj thirrje qeveritarëve vendorë në mbarë Shqipërinë të mbajnë larg duart nga biznesi i vogël, të mos e taksojnë atë. Për çdo nevojë të vijnë në qeveri. Qeveria, pa asnjë dallim partiak, do të financojë çdo projekt që ata do të hartojnë për të ndryshuar gjendjen e banorëve në qytetet e tyre. Për biznesin, forcën motore të vendit, asnjë qindarkë mbi 10 përqindëshin. 10 përqindëshi është taksa e të gjitha kohërave, të dhjetat është e librave të shenjtë, të dhjetat do të jetë taksa e të gjithë shqiptarëve”,- tha Kreu i Qeverisë. Më tej Kryeministri nënvizoi: “Për ju dhe të gjithë shqiptarët, Berati evropian do të thotë që ju të keni ujë të pijshëm 24 orë. Mandatin e dytë mund ta quajmë edhe mandatin e ujit. Në mënyrë absolute, ne do të çojmë ujë, 24 orë, në të katër anët e vendit. Standard evropian do të thotë që ju të paguheni si paguhen qytetarët në vendet evropiane. Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe nuk mund të them se në katër vite, ne do të arrijmë të paguhemi si në Gjermani, Francë apo Britani, por unë ju jap fjalën se në katër vite, në këtë garë që kemi nisur, ne do të parakalojmë jo vetëm dy, por 6 vende anëtare të BE-së për pagat dhe pensionet. Unë, në katër vitet që vijnë, do të vazhdoj rritjen e papërmbajtur të pagave dhe pensioneve. Shqipëria evropiane dhe Berati evropian do të thotë që ju, burrat dhe gratë e Beratit, djemtë dhe vajzat të lëvizni të lirë në mbarë Evropën, brenda 12 muajve të mandatit të parë. Kam një thirrje vëllazërore për çdo qytetar dhe qytetare të këtij qyteti, pavarësisht nga bindjet politike, të shkoni e të merrni letërnjoftimet e reja. Zemërthyer për çdo sukses të këtij vendi, këtij kombi dhe këtyre qytetarëve është Edi Rama, pasi nuk u bëri asnjë thirrje qytetarëve që të merrnin letërnjoftimet. Por bëri aktin tjetër më të turpshëm në historinë e pluralizmit evropian dhe botëror, nuk vuri veten në krye të listës për t i prirë partisë së tij në garën elektorale, vetëm e vetëm se e ka të sigurt disfatën. Por dinjiteti i burrit, i qytetarit kërkon betejë dhe jo kapitullim. Ata që kapitullojnë nuk kanë të ardhme në politikë, ndaj dhe i them zotit Rama se po të jap shansin e fundit, ke edhe 5 ditë afat, mblidh forcën dhe kurajën dhe u dil në krye socialistëve, sepse aty të duan ata, në qoftë se ndihesh kryetar i tyre. Do të mbledh Parlamentin, do të ndryshoj ligjin, do të jap të drejtë të regjistrohesh qoftë edhe si kryetar bashkie. Dil, mos turpëro vendin. Dil, mos turpëro partinë tënde. Mbeten edhe 23 ditë nga dita e zgjedhjeve. Le t i shndërrojmë këto 23 ditë në festën e ngadhënjimit të idealeve tona të lirisë, të sakrificave tona për liri, të besimit tonë tek e ardhmja, të besimit tonë tek njëri-tjetri, të besimit tonë tek Shqipëria. Në 28 qershor votoni të gjithë Partinë Demokratike, votoni dhjetën. Dhjeta është numri më i merituar”,- përfundoi Kryeministri dhe kreu i PD-së, Berisha.
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009