Pogradeci, pjesë e historisë së BE
Autori i Lajmit: Dr. Benita Ferrero-Waldner
Nga Dr. Benita Ferrero-Waldner
Komisare për punët e jashtme
Urimet më të përzemërta me rastin e inaugurimit të Bulevardit të Europës në Pogradecin e bukur. Bëhet fjalë për bulevardin e parë në Europë, i cili mban këtë emër të fuqishëm dhe paraqet artistikisht historinë e Unionit Europian.
Gëzohem jashtë mase që Shqipëria, dhe sidomos Pogradeci, me vendosmëri e përkushtim e ndihmuan zbatimin e këtij projekti.
Konceptimi i projektit «100 hapa drejt Europës» para së gjithash u zhvillua në Vjene, qytet ky që për shume artistë, muzikantë, shkrimtarë dhe filozofë, është i njohur shumë më larg se 100 hapa përtej Europës.
Forca tërheqëse e Vjenës ka shërbyer si frymëzim për krijimtari të larte artistike për shume artistë europiane, siç është dhe artisti dhe kryetari i Forumit Ëeltoffen, Fate Velaj.
Dhe nuk është rastësi që edhe himni i Europës së bashkuar “Freude schöner Götterfunken” (Ode to joy) u kompozua pikërisht në Vjenë nga Ludëig van Beethoven.
Titulli « 100 hapa drejt Europes » parashtron pyetjen, çka është Europa në fakt, dhe si mund ti përcaktojmë kufijtë e saj ? Kjo nuk është as pyetje abstrakte as gjeografike, por një pyetje rreth identitetit të pakufi të Europës.
Ish presidenti gjerman, Richard von Ëeizsäcker , ka konstatuar me të drejte se: “ nuk është Europa brenda kufijve të mureve ajo që mund të pajtohet, por një kontinent i tërë që kufijve ua merr natyrën e ndarjes”
Pikërisht kjo është ajo, që më shtyn mua të angazhohem tej mase për idenë “Europa”
Një Europë e bashkuar nuk është më “EU-topie”
Kjo është arsyeja që dhe popujt e Europës juglindore duhet të marrin më shumë pjesë në këtë union politik europian.
Një Europë globale që tejkalon kufijtë e saj të brendshëm dhe nga jashtë flet me një zë, nuk është vetëm në interesin ekonomik për qytetarët e saj, por ajo ofron gjithashtu mbrojtjen e nevojshme në një bote te ndërlidhur.
Bashkimi Europian mbron dhe ofron nevojë.
Kjo tregohet herë pas here dhe veçanërisht në kohë krize. Le të kujtojmë për një moment konfliktin në Gjeorgji verën e kaluar, në te cilën paraqitja e shpejtë dhe me një zë e Europës parandaloi më të keqen. Apo edhe rasti me krizën e gazit mes Ukrainës dhe Rusisë në fillim të këtij viti , ku Unioni Evropian arriti të ndërmjetësojë suksesshëm. Solidariteti dhe fuqia e këtij bashkimi duket qartë edhe në krizën e tanishme ekonomike.
Vendet europiane duhet të qëndrojnë dhe të mbajnë këtë kurs dhe t a drejtojnë atë edhe në shekullin e 21.
Ne këtë kontekst, „Europa Bulevard” paraqet njëherësh historinë e krijimit të Evropës së bashkuar nga njëra anë, por nga ana tjetër edhe zhvillimet paralele të Shqipërisë.
Në këtë histori të përbashkët europiane, ne arrijmë t i njohim vlerat tona të përbashkëta , por gjithashtu edhe përgjegjësinë tone ndaj kësaj historie: T a bashkojmë Europën ne larminë e saj.
“100 hapa drejt Europës” nuk është një rrugë njëkaheshe, por ashtu siç dhe e simbolizojnë te 28 valët e liqenit të vendosura në bulevard, ato janë valëzimi i përbashkët i Shqipërisë dhe i 27 vendeve anëtare drejt së ardhmes Europiane.
Ju uroj me gjithë zemër për veshjen simbolike që i keni bërë këtij projekti të suksesshëm europian.
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009