Rrugorët gjobisin 925 shoferë, pezullohen 5 patenta
24/03/2011 Aksion i Njësisë rajonale të Qarkullimit Rrugor, kërkohet pagesa e gjobave të papaguara
Më tepër gjoba në rrugët e brendshme të Tiranës
TIRANË- Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka vënë 925 gjoba orët e fundit. Përmes Njësisë rajonale të Qarkullimit Rrugor janë marrë të gjitha masat policore për parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Burimet e policisë thanë se në zbatim të Planit të Masave, “Për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë së shërbimeve të Policisë Rrugore e të Rendit në drejtim të parandalimit të aksidenteve dhe në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë”, është hartuar një plan masash me detyra konkrete që iu është dërguar Njësisë rajonale të Qarkullimit Rrugor dhe komisariateve të policisë nr. 1,2,3,4,5,6 Tiranë e komisariatit të policisë Kavajë. Ndër masat e marra është parashikuar një bashkëpunim edhe më të frytshëm më Njësinë rajonale të Qarkullimit Rrugor Tiranë, me komisariatet e policisë së Tiranës për parandalimin e aksidenteve e ngjarjeve të tjera aksidentale, në akset rrugore të qytetit të Tiranës dhe në veçanti në akset rrugore të zonave rurale. Bashkëpunimi konsiston, në ushtrimin e kontrollit të përbashkët të punonjësve të Policisë Rrugore me specialistët e parandalimit dhe të hetimit të krimit në komisariate. Në sajë të masave të mësipërme aktualisht është krijuar dhe po funksionon grupi Task-Forcë, i cili përbëhet nga punonjës policie të Njësisë së rajonale të Qarkullimit Rrugor dhe specialistët në komisariatet e policisë Tiranë. Gjithashtu shtim të masave policore, ka pasur në disa segmente rrugore të qytetit të Tiranës, në të cilat po zhvillohen punime, ku për shkak të lëvizjes së ngadaltë të automjeteve kemi dhe rëndim e vështirësi të trafikut, me qëllim parandalimin e incidenteve rrugore e normalizimin e qarkullimit. Nga Njësia rajonale e Policisë Rrugore, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, janë përforcuar shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje - daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Tiranës. Ndërkohë, Njësia rajonale e Policisë Rrugore Tiranë, njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, të cilët nuk kanë likuiduar masat administrative të vendosura nga shërbimet e Policisë Rrugore për shkelje të ndryshme të legjislacionit rrugor, të kryejnë menjëherë likuidimin e tyre, pranë arkës së Njësisë rajonale të Policisë Rrugore në adresën rruga “Aleksandër Moisiu”, përballe ish - Kinostudios. Gjithashtu në bazë të Akt - Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së përgjithshme të Postave, arkëtimi i këtyre gjobave mund të kryhet edhe pranë filialeve të Postës Shqiptare.
Gjobat në total
Masa administrative të vendosura gjithsej 925
Masa administrative qyteti 597
Masa administrative linja 328
Pezullim leje drejtimi 5
Për ecje tej normave të lejuara 36
Parkim të gabuar 186
Qëndrim i gabuar 448
Mosvendosje të rripit të sigurimit 323
Masa administrative të tjera 67