Asnjë zgjidhje për “Sami Frashrin”, MASH-i dhe bashkia heshtin
“Dija do sakrifica”, - thotë një prej filozofëve më të njohur të shekullit të kaluar, por sa? Shiritat në hyrjet e klasave tregojnë se aty nuk mund të hysh. Jo pse dikush po zhvillon ndonjë aktivitet me ftesa të pakta, por zhvillimi i mësimit në to do të përbënte një rrezik për jetën e nxënësve.
Situata në shkollën e mesme “Sami Frashri” paraditen e djeshme vazhdonte të ishte e njëjtë. Një pjesë e nxënësve zhvillojnë mësim në klasat ku suvaja është e vendosur mjaftueshëm mirë në mur, për të mos rënë nga çasti në çast, ndërsa të tjerë janë zhvendosur në shkollën nëntëvjeçare “Partizani” pak metra më tej.
Drejtuesit e shkollës janë shprehur të gatshëm që të hedhin edhe pjesën tjetër të suvasë në mënyrë që të rifillojë mësimi në ato klasa, që edhe pse të zhveshura nga muret, nuk do të përbëjnë rrezik. Por, ende nuk kanë marrë një përgjigje nga Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria Arsimore Rajonale.
Apeli
Drejtori i shkollës së mesme të përgjithshme “Sami Frashri”, z. Jovan Kristiqi, deklaroi dje për “standard” se situata në të cilën ndodhet shkolla është e pashembullt. Duke mbajtur në dorë një prej blloqeve të betonit që janë rrezuar, ai ka apeluar për ndihmë nga Bashkia e Tiranës dhe nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në mënyrë që të mos rrezikohen më jetët e nxënësve.
“Deri tani kemi zhvilluar mësim në një pjesë të godinës, si edhe në mjediset e shkollës “Partizani” , - na thotë duke shtuar se pa u rindërtuar pjesa e dëmtuar, nuk mund të vijojë mësimi në shkollë. “Kemi dërguar kërkesa zyrtare në Bashkinë e Tiranës, e cila është përgjegjëse për investimet në arsimin parauniversitar, por deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, - shprehet z. Kristiqi.
Klasat e dëmtuara nga rënia e suvasë janë rrethuar me një shirit, që paralajmëron nxënësit dhe studentët për rrezikun, por ky i fundit nuk duket se ka ikur ende. “Nga çasti në çast mund të bjerë sërish suvaja”, - shprehet z. Kristiqi, duke shtuar se firma e ndërtimit është marrë me rikonstruksionin e katit të katërt dhe jo të gjithë ndërtesës, që tashmë është kthyer në rrezik.
Rreziku i ndërtesës
Drejtori i kësaj shkolle, Jovan Kristiqi, ka deklaruar se shembja e suvasë mund të përsëritet dhe se godina mund të kthehet në rrezik për jetën e nxënësve dhe të mësuesve. Një tjetër rrëzim i suvasë ka ndodhur në vitin 2004. Ndërkohë, burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranës bëjnë të ditur se janë duke u shqyrtuar alternativat e zhvendosjes së mësimit derisa të gjendet zgjidhje për ndërtesën.
Mësuesit dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashri” kanë shpëtuar dy ditë më parë nga rënia e suvasë të shkollës, fill pas përfundimit të mësimit. Shkaku i rrëzimit të suvasë, sipas drejtorit, është cilësia e keqe e punimeve, të kryera gjatë rikonstruksionit të shkollës në vitin 2004. Madje, pas përfundimit të këtij rikonstruksioni, kishte rënë për herë të parë suvaja, por nuk ishte marrë asnjë masë për të rregulluar defektin.
Drejtori i kësaj shkolle, z. Jovan Kristiqi, tha se nuk mund të vijohej mësimi në një kohë kur siguria e ndërtesës është vendosur në pikëpyetje, duke e cilësuar si fat mospasjen e të lënduarve gjatë rënies së suvasë.
Ndërkaq, ai deklaroi se priten veprimet e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Tiranës për t`i dhënë fund ngjarjes. Burime nga kjo drejtori bëjnë të ditur se do të dërgohen ekspertë për të parë nëse godina përbën rrezik dhe në rast se rezulton e tillë, atëherë do të gjendet një zgjidhje provizore për mësimdhënien, në mënyrë që nxënësit të mos rrezikohen nga suvaja.
Juridiku
Vetëm pak ditë më parë, një situatë e tillë ishte paraqitur edhe në Fakultetin e Drejtësisë. Në muret e tij, sidomos në katet e para, të çarat e krijuara nga plasaritja e betonit janë të dukshme. Vrima të mëdha në faqet ballore të mureve kanë krijuar panik mes studentëve, të cilët i frikësohen një shembjeje të ndërtesës.
Senati Akademik i Universitetit të Tiranës vendosi pezullimin e mësimit deri në verifikimin e gjendjes së ndërtesës. Ministria e Punëve Publike ngriti një grup ekspertësh, të cilët do të gjykojnë nëse ndërtesa ku strehohet fakulteti përbën apo jo rrezik shembjeje. Ndërkohë, Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit të Tiranës i ka kaluar Universitetit të Tiranës shkollën “Migjeni” për të zhvilluar mësimin në periudhën derisa të merret vendimi mbi Fakultetin e Drejtësisë.