E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asnjë zonjë nuk mund të rreshtohet me vullnetin e vet, në krah të Edi Ramës

Vala e shfaqjes së disa zonjave që militojnë në radhët e Partisë Socialiste, të cilat dalin gjithmonë para mediave, në nxitim e sipër, thonë disa llafe në të mirë të Edi Ramës, dhe largohen pa pranuar asnjë pyetje, më shtyn të ndalem edhe njëherë tek pozicioni i detyruar që duhet të mbajnë të gjitha femrat, zonjat, gratë dhe nënat, përballë një kryetari partie të pazakontë si Edi Rama. Ai është i vetmi politikan i nivelit të lartë, për të cilin opinioni është njohur me fakte të dokumentuara nga procescverbale gjykatash - që është shkalla më e lartë e vertetimit të një dokumenti - se si Edi Rama është shfaqur si burri më anti-grua i Shqipërisë, si babai më anti-prind e si djali më antifamiljar i Shqipërisë. Dokumentacionet e gjykatave (të riprodhuara prej medias, lëmi në të cilën unë militoj prej 12 vjetësh – prandaj edhe s’kam asnjë arsye të dyshoj në ndershmërinë e këtyre publikimeve) flasin se si në mënyrë të rregullt Edi Rama ka shfaqur patologjinë e tij të pandërprerë të mospranimit të femrës; qoftë kjo nënë apo grua. Dosja që po sjell media në vëmendjen e të gjithëve tregon për dhunën që Edi Rama ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij Matilda, por edhe për mospranimin e djalit, si fryt i kësaj martese fatkeqe. Precedenti merr funksionet e vazhdimësisë kur analizojmë edhe sjelljet që Edi Rama ka ushtruar gjatë ish-bashkëjetesave të tij (bashkëshortore), të gjitha të karakterizuara nga perversiteti dhe dhuna e shfaqur në publik. Dëshmitë e shtypit, që janë vetëm maja e piramidës flasin për të gjitha mënyrat e sjelljes së papranueshme dhe përtej kufijve të normales që ka shfaqur E.Rama. dëshmitë flasin ekskluvisht për dhunë fizike e verbale si dhe për mohimi të të drejtave të femrës. Në të gjitha këto akuza askush s’ka dalë të ngrejë pyetjet nëse ato janë të vërteta apo jo, pasi, siç edhe e provon trashëgimia e debatit publik, askush me mend në kokë nuk del kundër fakteve “botërisht të njohura”.
Në këto rrethana çdo femër, veçanërisht gazetare apo intelektuale, sigurisht do të dilte kundër vetvetes, nëse do ta justifikonte apo mbronte Edi Ramën. Por në rast se do të kishim një rreshtim natyral, atë të grave të ndryshura nga vullneti apo për motive të interesit politik do të deklaronin se “mirë ua ka bërë Rama grave apo subjekteve me të cilat ai ka bashkëjetuar”, fare mirë, këtë vullnet publik të trukuar do ta konsideronim si një “Ramë nga gratë”. Ndaj, prej këndej, të lind pyetja për Anila Bashën apo për këdo që ka bërë përpjekje të mbrojë Ramën, nëse do të pranonte të dilte (me vullnetin e saj të lirë) nudo në plazhet publike, nëse do ta pranonte ajo t’i mohohej fëmija, pale më t’i adoptohej me baba gjallë. Shërbimet mund të të detyrojnë të shkruash çfarëdolloj gjëje, por të marrësh rrugën e krimit mediatik, të shpikësh për të tjerët, dhe pastaj të heshtësh për të vërtetën që u takon padrinoëve, s’të çon gjetkë veçse tek “Rama i grave”. Paratë s’janë kaq të ëmbla edhe kur vijnë nga “informativi”, edhe kur vijnë nga Edi Rama, prandaj përgënjeshtrimi i vetëm që vlen për të të nxjerrë nga kjo situatë e sikletshme është me burim natyror dhe të vjen vetvetiu nëse e ke së brendshmi një normë etike, morale e njerëzore... Dhe prej këtij pozicionimi s’vjen asnjë qendrim tjetër veçse t’i tregosh vendin Ramës. Asnjë motër, nënë apo grua – nga pikëpamja burimore, teologjike a evolucioniste qoftë -  nuk mund ta pranojë e të mbrojë dhunën ndaj gruas, që e ka tipar themelor në sjelljen e vet si një krijesë e rritur dhe e pjekur.
Nëse jo, atëhere mbetet që të gjitha ato që dalin para kamerave - me apo pa vullnetin e tyre (përderisa s’gjejnë formën e protestës) – t’i shfaqen publikut si femrat “Rama 2”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›