Dënimi i vendimeve vrastare të Kristaq Ramës, rruga e vetme e Edvinit për të treguar se s’trashëgon mendësinë kriminale të të atit”
Vëllai i poetit të vrarë Havzi Nela, i bën apel kryetarit të PS-së, që të kërkojë falje për dekretin që solli varjen e poetit Havzi Nela, firmosur nga babai i tij, Kristaqi, vetëm dy vjet para rrëzimit të Murit të Berlinit
Familjarët e poetit të ndjerë, Havzi Nela, i bëjnë thirrje Edvin Ramës të reflektojë dhe t’u kërkojë falje atyre për aktin makabër të atit të tij biologjik, Kristaq Rama, i cili u mjaftua me një firmë që të dënonte me varje poetin e pafajshëm. Apeli i familjarëve vjen në një kohë kur Edvini spekullon në deklaratat e veta publike (frustruese) se e quajnë: Edi Kristaq Rama, duke glorifikuar me dashje emrin e babait të vet, paçka se është pikërisht ky emër, i një skulptori dhe anëtari kryesor të Presidiumit të Kuvendit Popullot (parlamentit komunist), që ka marrë në qafë jetën e një poeti të pafajshëm, vetëm se ai shkruante në vargjet e tij, për lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve të nëpërkëmbur nga regjimi stalinist. “Ne familjarët e Havzi Nelës jemi këtu për të ngritur jo për të ngritur akuzë politike por për të denoncuar një realitet të dëshmuar në fakte, në fakte dhe prova autentike që disponojmë për ekzekutimin e vëllait tonë, Dekreti që dënoi me varje në litar vëllanë tone, në ditët kur diktatura po jepte shpirt mban firmën e Kristaq Ramës, babait të Kryetarit të PS, Edvin Rama. Zoti Edvin Rama që shprehet me mburrje se është biri i të atit duhet të paktën të na kërkonte falje, ne vëllezërve, familjarëve si dhe të gjithë shqiptarëve për firmën e babait të tij, për varjen e vëllait tonë Havzi Nela. Ky është një akt jetik për të dëshmuar se ai distancohet nga trashëgimia kriminale e diktaturës, pjesë e të cilës është dhe babai i tij. Është hapi i parë që zoti Rama duhet të hedhë, për të besuar se Edvin Rama nuk ka të njëjtin mendësi me të atin”, deklaroi dje për mediat, vëllai i poetit të dënuar me vrasje nga regjimi i egër komunist.