E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: “Edvin Rama, autori i një tragjedie të madhe familjare dhe njerëzore që zgjati 9 vjet”

Partia Demokratike publikon pjesën e 4-t të dosjes së zezë të Edvin Ramës, e botuar vite më parë në fletushkën e bashkëpunëtorit të tij kryesor sot, Ymer Mero Baze. Kjo dosje, e cila tregon moralin dhe dinjitetin familjar të Edvin Kristaq Ramës, përmban aktet më çnjerëzore që kryesocialisti dhe kryebashkiaku i ditëve të sotme që ndot Tiranën, i ka shkaktuar bashkëshortes, djalit dhe familjes së tij. Zëdhënësja e selisë së PD-së denoncoi dje publikisht, aktet makabër të Edvin Kristaq Ramës ndaj familjes, mohimin disa vjeçar të atësisë së djalit të tij dhe heqjes së kafshatës së gojës për 9 vjet me radhë. “Shtypi i ditës boton dosjen e plotë të qëndrimit dhe krimit të shëmtuar familjar të Edvin Ramës. Një dosje e një tragjedie të madhe njerëzore dhe familjare që zgjati 9 vjet rresht dhe që ka për autor kryesor Kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës Edvin Ramën. Dhe po jua rikujtojmë edhe një herë që këtë dosje ja ka botuar për herë të parë në fletushkën e tij ndihmësi i tij kryesor sot Ymer Baze. Jam sot këtu për tu bërë thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë të mendojnë për një moment se çfarë është familja për këtë njëri? Çfarë është familja për Edvin Ramën? Që pasi ka rrahur e torturuar në mënyrë ç’njerëzore bashkëshorten e vetë, sulmon 3 herë në ditë familjen e të tjerëve pa asnjë fakt e dokument? Çfarë është familja për Edvin Ramën? Që pasi i ka mohuar për 9 vjet me radhë atësinë djalit të tij e madje duke akuzuar edhe babanë e vet si baba të djalit, sulmon me çakej e tij fëmijët e familjeve të tjera? Çfarë është familja për Edvin Ramën që i ka mohuar jo për 9 ditë as për 9 javë as për 9 muaj por për 9 vjet rresht kafshatën e gojës fëmijës së tij? Çfarë është familja për Edvin Ramën që së bashku me bashkëshorten del nudo në plazhe publike, duke u imponuar zonjave të nderuara por mjerane të Partisë Socialiste ti dalin zot akteve të tij të shëmtuara publike? Ne i bëjmë thirrje ndërgjegjes njerëzore të çdo qytetari shqiptar të mendojnë dhe tu japin përgjigje këtyre pyetjeve, në interesin më të mirë të fëmijëve të tyre dhe familjeve të tyre”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›