Rama Raporti i ODIHR-it zbuti tensionet politike
Kreu i opozites Edi Rama ne takimin e tij me ish-shefin e misionit te ODIHR-it Jonathan Stonstrit e konsideroi raportin e ketij institucioni per zgjedhjet e 8 majit si me te mirin qe ka pasur vendi. Madje Rama theksoi se ky raport ndihmoi qe ne vend te mos kishte rritje te tensioneve zgjedhore ashtu sic kishte ndodhur pas raportit te ketij institucioni per zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. Ky raport eshte nje gur themeli per futjen e zgjedhjeve ne binaret e duhur qe ndryshe nga raporti i vitit 2009 ndikoi pozitivisht ne uljen e tensionit politik me objektivitetin e me qartesine e tij. Partia Socialiste e konsideron raportin tuaj nje ndihme te cmuar dhe nje pike referimi solide per nje reforme qe tu jape fund deformimeve te papranueshme zgjedhore deklaroi Rama duke e quajtur kete dokument nje baze te mire per reformen qe socialistet ishin zotuar se do te merrnin pjese. Sipas zyres se shtypit te PS-se Stonestreet e vuri theksin te domosdoshmeria e nje sere rregullimesh ligjore si edhe e krijimit te kushteve per rritjen e besimit te njerezve te zgjedhjet permes nje kulture politike qe ta beje te mundur nje gje te tille. Po keshtu ne njoftim theksohet se zyrtari i larte i ODIHR-it shprehu gatishmerine e misionit per te dhene ndihmesen e vet ne procesin e reformes zgjedhore duke uruar qe palet do tu qendrojne vleresimeve te bera per raportin permes nje angazhimi konkret ne adresimin e problematikave te tij. Vizita e Stonestreet ne Partine Socialiste zgjati perreth 75 minuta dhe ne kete takim merrnin pjese edhe dy deputetet socialiste Vasilika Hysi e Damian Gjiknuri te mandatuar nga grupi parlamentar i opozites per te ndertuar me palen tjeter metodologjine dhe hapat per reformen zgjedhore. Ne ditet ne vazhdim pritet qe socialistet te prezantojne edhe draftin e tyre per sa u perket ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor ne kuader te reformes zgjedhore duke qene me pas te hapur per negociata me palen tjeter. Edi Rama ka deklaruar dy dite me pare se PS-ja perpara se te bente propozimet e saj nuk do te konsultohej vetem me strukturat e PS-se por gjithashtu do te konsultohej me drejtuesit e partive aleate. Dy lideret e koalicioneve kryesore kundershtare ne vend duket se kesaj radhe jane te detyruar qe me amendimet e Kodit Zgjedhor te kenaqin edhe interesat e partive te vogla te cilat ne zgjedhje japin nje kontribut te rendesishem per sa i perket mbledhjes se votave.