E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aspekte të mendjes së Europës

16/05/2005  “Katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit”

-Presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur për rënien e Bashkimit Sovjetik

“Ultra-liberalizmi është komunizmi i ri i epokës sonë”

-Presidenti francez, Zhak Shirak, ndaj propozimit që BE të mbështetet më shumë mbi tregjet e lira

Perëndia i lejoi nazizmit dymbëdhjetë vite ekzistencë... Largpamësia Hyjnore lejoi që ajo furi e tërbuar të lëshohet vetëm për ato dymbëdhjetë vjet

-Nga kapitulli “Kufiri i imponuar të Keqes në Historinë Europiane” në librin e fundit të Papa Gjon Palit II, “Kujtesë dhe Identitet” (2005)

Nëse mendonit se mendja e Europës kish humbur ngjyrë, dhe ish bërë e butë dhe e parashikueshme, mendohuni edhe një herë. Presidenti i SHBA, George Ëëëëë. Bush, me siguri që në sytë e akullt ngjyrë blu të Vladimir Putinit, ka parë një shpirt që i ka pëlqyer disi. Por, Putinit nuk i pëlqen ajo që sheh. Ish vende-robër nuk janë më të tillë; atij i duhet të luftojë për të mbytur daljen e një shoqërie civile – të qendrave të pushtetit që janë përtej kontrollit të Kremlinit.

Putini dëshiron të jetë president i një superfuqie, por GDP i Rusisë nuk është shumë më i madh se sa produkti ekonomik i Kontesë së Los Angelesit. Në 2006 ai do të presë liderët e G8, një grup demokracish të zhvilluara. Rusia nuk është as e zhvilluar, as demokratike, dhe lideri i saj as nuk ka plan ta bëjë të zhvilluar, as nuk ka dëshirë të hapur ta bëjë demokratike.

Edhe Shiraku dëshiron të udhëheqë një superfuqi – Europën, të konsoliduar edhe më tej nga projekt kushtetuta e hartuar nën profecitë e një ish presidenti francez, Giscard d’Estaing. Por sondazhet tregojnë se në 29 Maj, francezët do të votojnë kundër kushtetutës, pjesërisht si një votë kundër Shirakut, që shpreh ankesat e brendshme.

Ankesa e Shirakut është kundër “ultraliberalizmit”, dmth., “liberalizmit anglo-sakson”. Stalinët e këtij “komunizmi të ri” janë njerëz si Margaret Thatcher, Rondald Regan e madje edhe Toni Bler – njerëz që mbrojnë tregjet e lirë, që ofrojnë pasuri dhe shanse. Shirak dhe europianë të tjerë me mendjen e tij besojnë se kjo sakrifikon butësinë sociale të shteteve të mirëqenies në altarin e individualizmit. Kështu, privatizimet e Thatcherit, shkurtimet e taksave të Reganit plus tregu i lirë e globalizmi, janë në një farë mënyre të ngjashëm me komunizmin. Natyrisht, minus gulagët, KGB, etj.

Në botën e sotme, një tjetër figurë botërore në vdekjen e të cilit u pa se gëzonte respektin e miliardave, ishte Gjon Pali II. Ai ishte një figurë thellësisht konstruktive hsitorike, dhe drama e vdekjes së tij u luajt në një skenë të mrekullueshme arkitekturore.

Po përse gjithë ai intensitet popullor? Sa prej atyre që shihnin kuptonin mentalitetin fetar me të cilin u mblodhën si pelegrinë elektronikë, apo ndoshta turistë elektronikë në Vatikan? Sigurisht, pjesa më e madhe e atyre milionëve që një muaj më parë u mbushën me ndjenja të ngrohta simpatie morale për Gjon Palin II, sprapsen nga ideja që një Zot i mëshirshëm “lejoi” vrasjet e të pafajshmëve nga nazistët për “vetëm” pak vite. A mendojnë, qoftë edhe 5 përqind e europianëve sot në lidhje me historinë, njësoj si Gjon Pali II?

Benedikti XVI, shoqëruesi më i afërt dhe intelektual i Gjon Palit II në hierarkinë e kishës, u zgjodh nga një elektorat prej 115 kardinalësh, 113 prej të cilëve u zgjodhën nga Papa Vojtila. Papa i ri thotë se një prej arsyeve përse zgjodhi emrin Benedikt, ishte për të nderuar Shën Benediktin, themeluesin e një urdhëri manastiri në shekullin VI, shumë i rëndësishëm në konvertimin e Europës. Papa dëshiron që emri Benedikt të jetë “një kujtesë e fuqishme e rrënjëve të pakontestueshme kristiane” të qytetërimit europian.

Por sot, këto rrënjë kanë një prani të papërfillshme në shoqërinë e Europës. Nëse Benedikti XVI ka ndërmend të rievangjelizojë Europën, vështirësia e detyrës së tij u demonstrua katër ditë pas zgjedhjes. Në Spanjë, parlamenti kaloi një ligj që lejonte martesat e të njëjtit seks.

Oguri i keq i nostalgjisë së sinqertë të Putinit për Perandorinë e të Keqes. Retorika e çuditshme dhe surreale e Shirakut. Ndarja radikale mes mendjes së Papa Gjon Palit II aq shumë të dashur – dishepull i të cilit është edhe Benedikti XVI – dhe mënyrës së të menduarit dhe të jetuarit të europianëve. Këto janë të treja simptoma të aspekteve – interesantë dhe frikësues – të mendjes bashkëkohore europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›