KAUKAZI
15/05/2005 Skenaret e mundshme gjeopolitike të zonës së përplasjes midis Uashington dhe Pekinit
Një vorbull gjeopolitike, e shkaktuar nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik më parë, nga 11 shtatori më pas, që ka vështirësuar tentativat e tjera të agregimit rajonal, në të cilin shtetet e Azisë Qendrore janë të përfshira, arrijnë të qeverisin. Nga ana ruse është gjithnjë e më evident falimentimi i pakthyeshëm i Komunitetit të Shteteve të Pavarura (CIS)
Ndërsa resurset e naftës së Azisë Qendrore, megjithëse të konsiderueshme, janë marxhinale respektivisht atyre të Gjirit Persik, rezervat e gazit natyror e bëjnë rajonin e Detit Kaspik një prej zonave më të pasura të Botës – edhe pa llogaritur ato ruse. Sipas vlerësimeve të Departamentit amerikan të Energjisë, këto rezerva janë të krahasueshme me ato të Arabisë Saudit
Ka ngjallur zhurmë dhe skepticizëm propozimi i Presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, në mesazhin vjetor në parlamentin e mbledhur në seancë të përbashkët 18 marsin e kaluar: të ngrihet brenda një kohe të shkurtër një Bashkim i Azisë Qendrore sipas modelit evropian – me shumë treg të përbashkët dhe monedhë të përbashkët. Nazarbayev e ka gjetur bazën e një bashkimi të tillë në Traktatin e Miqësisë së Përjetshme që lidh Kazakistanin, Yzbekistanin dhe Kirgizistanin – të cilit do t’i shtoheshin dy republika të tjera qendraziatike të lindur nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Turkmenistani dhe Taxhikistani.
Në diskutimin e tij, Presidenti kazak i është referuar pasurisë kulturore të përbashkët, e fekonduar gjatë shekujve nga shkëmbime mallrash dhe ideshë; ndërsa tërësia imperative politike dhe ekonomike e zonës duket evidente: të zgjedhësh rrugën e integrimit dhe të transformohesh në subjekt ndërkombëtar me peshë, për të shmangur mbetjen në mëshirën e një fuqie të re hegjemone pas dominimit sovjetik. Subjekt me peshë dhe faktor stabiliteti, fanar në luftën kundër terrorizmit, kundër trafikut të drogës dhe të njerëzve, kundër proliferimit të armëve të shkatërrimit në masë, ky është roli i mëtejshëm që Bashkimi i Azisë Qendrore mund të luajë me efikasitet.
Por ndërhyrja e Nazarabayev është parë e privuar nga konkretësia, një deklaratë me synime jashtë çdo projektualiteti politik dhe për këtë arsye është pritur ftohtë dhe me skepticizëm nga analistët dhe nivelet e larta politike të shteteve të tjera qendroaziatike.
Por, një ndërhyrje kurajoze dhe shpërthyese, që e ka nxjerrë me forcë problemin e të ardhmes së pesë republikave qendroaziatike, të cilat rrezikojnë të transformohen në terren përplasjeje midis superfuqive. Rusia që mezi pret të shpëtojë të paktën pjesërisht influencën e saj në ish-perandorinë, sot fqinj i jashtëm (territoret dikur kanë qenë të Bashkimit Sovjetik); Kina e dëshiruar për resurse energjetike dhe e obsesionuar ngë rreziku separatist në Ksiniangun kinez dhe qendroaziatik; Shtetet e Bashkuara të ndodhura në baza ushtarake yzbeke dhe taxhike për ta kontrolluar më mirë harkun e paqëndrueshmërisë islamike dhe tubacionet e Kaspikut.
Një vorbull gjeopolitike, e shkaktuar nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik më parë, nga 11 shtatori më pas, që ka vështirësuar tentativat e tjera të agregimit rajonal, në të cilin shtetet e Azisë Qendrore janë të përfshira, arrijnë të qeverisin.
Nga ana ruse, është gjithnjë e më evident falimentimi i pakthyeshëm i Komunitetit të Shteteve të Pavarura (CIS): mekanizmi institucional, politik dhe ekonomik, që në synime duhet ta bënte më pak traumatik rënien e pashmangshme sovjetike dhe të vinte bazat të paktën për një grimë influence të Moskës në ish-posedimet e saj (apo ish republikat federale, sipas zhargonit komunist).
Vetë Presidenti Putin e ka pranuar gjatë një udhëtimi në Armeni, një javë pas diskutimit të Nazarbayev. Dhe në qoftë se ka dështuar eksperimenti me 12 (vetëm tri vendet balltike nuk kanë bërë pjesë asnjëherë në CIS), nuk është më inkurajuese situata e tentativave të ngushta të riagregimit postsovjetik. Si Hapësira Ekonomike Unike midis Rusisë, Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Ukrainës, një bashkim i karakterit ekonomik, që në synimet do të duhej të transformohej në katalizator ribashkimi dhe të zgjerohej gradualisht në shtete të tjera: por që sot duket më shumë si një konteiner i zbrazët, pas kthesës filoperëndimore të Ukrainës së Yushchenkos që shikon me ankth ndaj Bashkimit Evropian.
As nuk duken më të mira kushtet e Komunitetit Ekonomik Euraziatik, një bashkim doganor në të cilin bëjnë pjesë Rusia, Bjellorusia, Kirgizistani dhe Taxhikistani. Por Rusia ka vendosur edhe të tentojë një rrugë paralele: atë të futjes aktivisht në projektet e integrimit rajonal në zhvillim. Faktikisht, nga tetori 2004 ka aderuar në Organizatën e Bashkëpunimit Qendroaziatik (CACO), grupim me vokacion ekskluzivisht ekonomik që ekziston qysh nga viti 1991 (edhe pse me emra të ndryshëm) dhe mbledh të pesta republikat qendroaziatike – dhe prania e Rusisë në CACO shpjegon ndoshta se përse Nazarbayev nuk e ka treguar këtë organizatë si bazë nisjeje për Bashkimin e Azisë Qendrore.
Mbi të gjitha, Rusia bën pjesë në Organizatën për Bashkëpunimin e Shangait (SCO), së bashku me republikat qendroaziatike (me përjashtim të Turkmenistanit) dhe me Kinën, e krijuar me finalitetet e luftimit të ekstremizmit të matricës islamike gjithmonë aktiv në rajon dhe të krijojë forma institucionale konsultimi politik – por te cili shtetet anëtare kanë vendosur t’i shtojnë një dimension ekonomik dhe energjetik.
E ardhmja gjeopolitike e Azisë Qendrore duket kështu më e paqartë se asnjëherë. Në radhë të parë, ekzistojnë tashmë forma integrimi rajonal të përqëndruara në pesë republikat ish-sovjetike, prelud i Bashkimit për të cilin ka folur Presidenti i Kazakistanit – por më solidi dhe më premtuesi i këtyre grupimeve, CACO, ka humbur çdo autonomi me hyrjen e kohëve të fundit në të të Rusisë. Në radhë, pikërisht, pas dështimit të CIS-it dhe të Hapësirës Ekonomike të Përbashkët duket se Putin do të synojë në Azinë Qendrore për të ndërtuar një formë të parë solide riagregimi postsovjetik, për ta zgjeruar më pas influencën e tij në të gjithë zonën e jashtme të afërt.
Në radhë të tretë, SCO-ja po fiton spesor dhe demonstron aktivizëm: dhe falë pranisë së Kinës mund të bilancohen tundimet e pashmangshme të Moskës ndaj hegjemonisë së rinovuar. Bashkim vetëm i republikave qendroaziatike, republika qendroaziatike plus Rusi, republika qendroaziatike plus Rusi dhe Kinë: këto janë formulat e mundshme për të ardhmen gjeopolitike të Azisë Qendrore, me Shtetet e Bashkuara që vëzhgojnë të interesuar.
Burime energjetike: Mbledhje sovjetike në emër të gazit
Një aleancë euroaziatike e vendeve prodhuese të gazit natyror është një ide njëherazi gjeoekonomike dhe gjeopolitike e lançuar në vitin 2000 nga Presidenti kazak, Nazarbaiev dhe më pas e rilançuar nga Putin: të grupojë Rusinë, Azerbaixhanin, Turkmenistanin, Yzbekistanin dhe Kazakistanin në një kartel të institucionalizuar i ngjashëm me OPEC-in – në mënyrë që të rregullojë nivelet produktive, të konkordojë strategjitë e eksportimit dhe për pasojë t’u imponojë tregjeve një çmim të favorshëm.
Ndërsa resurset e naftës së Azisë Qendrore, megjithëse të konsiderueshme, janë marxhinale respektivisht atyre të Gjirit Persik, rezervat e gazit natyror e bëjnë rajonin e Detit Kaspik një prej zonave më të pasura të botës – edhe pa llogaritur ato ruse. Sipas vlerësimeve të Departamentit amerikan të Energjisë, këto rezerva janë të krahasueshme me ato të Arabisë Saudite dhe prodhimi ka arritur nivele të barabarta me ato të të gjithë Amerikës jugore, përfshi Meksikën.
Megjithatë, akoma është i konsiderueshëm diferenciali midis prodhimit efektiv dhe atij potencial: për shkak të investimeve akoma të pakta dhe infrastrukturash akoma për t’u ndërtuar. Me rezultatin që Azerbaixhani dhe Kazakistani, vende eksportues të naftës, sot janë importues neto të gazit natyror, pavarësisht rezervave të mëdha që disponojnë – shfrytëzimi i të cilave, sipas programeve të të dyja shteteve do të duhet t’i transformojë në eksportues edhe të gazit vetëm duke filluar nga viti 2010. Kështu që është në studim një gazsjellës për eksportimin e gazit azer në Perëndim, ai Baku-Tbilisi-Erzurum: rreth 900 kilometra, nga vendburimet e Shah Denizit në lidhjen me rrjetin turk (e pastaj evropian), me një kosto prej rreth 1 miliard dollarësh.
Vetë Yzbekistani, prodhuesi më i madh i gazit natyror dhe i teti në botë, penalizohet rëndshëm nga mangësitë infrastrukturore dhe nga vendimi për të mos krijuar forma varësie ndaj Rusisë dhe Gazpromit; për pasojë, tregjet e vetme të arritshme të gazit yzbek janë ato të fqinjve të tij: Taxhikistan, Kirgizistan, Kazakistan jugor – edhe pse në vitin 2003 kanë rifilluar eksportimet drejt Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa eksplorohet mundësia e furnimit të tregut indian. Kurse Turkmenistani ka vendosur t’i besohet pothuajse ekskluzivisht rrjetit paraekzistues sovjetik për komercializimin e gazit të tij në tregjet botërore – me përjashtim të gazsjellësit të realizuar qysh më 1997 nga Korpheze deri në Kurtkui në Iran: i vetmi që vjen nga rajoni i Detit Kaspik që nuk përshkuan Rusinë.
Sot gazi turkmen eksportohet në Perëndim nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës – me pothuajse totalitetin e prodhimit që duhet të blihet nga gjigandi rus Gazprom, duke filluar nga viti 2007 dhe për të 25 vitet e mëvonshme. Megjithatë, Turkmenistani po kërkon t’i shmanget kësaj kontrate pothuajse ekskluzive. Faktikisht, në vitin 2004 është propozuar – më mirë imponuar – një shtim prej një të tretën e çmimit ekzistues: janë prerë furnizimet prej katër muajsh, pasi që Gazpromi ka refuzuar të përmbushë kërkesat turkmene; ndërsa vazhdojnë furnizimet për Ukrainën, pas përshtatjes së kërkuar të çmimit dhe Presidenti ukrainas, Yushchenko, po shtyn për një marrëveshje të re 4-vjeçare, pas skadimit më 2006 të asaj 5-vjeçare aktuale në fuqi.
Në fakt, autoritetet turkmene synojnë shumë mbi diversifikimin e tregjeve dhe sidomos të korridoreve të eksportimit. Në radhë të parë, synimet pikërisht vlerësimi i rolit të Ukrainës, duke ndërtuar një gazsjellës të ri me zgjatjen në Evropë, nëpërmjet Armenisë, Gjeorgjisë dhe më pas nën Detin e Zi. Në radhë të dytë, pikërisht gjatë këtyre javëve po vendoset, me mendimin e favorshëm dhe mbështetjen financiare të Asian Development Bank, të procedohet në realizimin e Trans-Afghan Pipeline, duke filluar nga fundi i vitit 2005 për tri vite punë: një gazsjellës prej 1600 kilometrash, nga Daulatabadi në portin pakistanez në Oqeanin Indian të Guadarit, duke përshkuar Afganistanin – me zgjerim të mundshëm (ose transformim në gaz të lëngshëm) për eksportimin në Indi.
Por një projekt që ngjall dyshime, për shkak të paqëndrueshmërisë afganase dhe të kostove të konsiderueshme që ka. Në radhë të tretë, është diskutuar një projekt për të lidhur vendburimet turkmene me tregjet e Lindjes së Largët: një gazsjellës prej 6250 kilometrash, nëpërmjet Yzbekistanin dhe Kazakistanit, deri në Lianyungang në Kinë; me zgjerim të mundshëm, për 8500 kilometra, në Kore dhe në Japoni, por kostot e larta e bëjnë projektin për momentin të parealizueshëm.
Zgjedhja turkemene e diversifikimit duket ajo më e përshtatshme ndaj nevojave të ish-republikave të Azisë Qendrore: sidomos për të garantuar, në perspektivën më të largët të aleancës euraziatike me Rusinë, një shkallë të mjaftueshme autonomie, ekonomike dhe politike.
Naftsjellësa: Të gjitha rrugët të çojnë në Kaspik
Nga Deti Kaspik në tregjet perëndimore është rruga që do të ndjekë – sipas programeve të ndërtimit, duke filluar nga dhjetori – nafta e Azerbaixhanit: falë një naftësjellësi që do të lidhë Bakunë me portin turk në Mesdhe të Ceyhan, duke përshkuar Gjeorgjinë.
Bëhet fjalë për Main Export Pipeline, më shumë se 1600 kilometra i gjatë për të shmangur kalimi nëpër Armeni (konflikti me Azerbaixhanin për rajonin e Nagorno-Karabakh akoma nuk është zgjidhur) dhe me kosto prej rreth 3 miliardë dollarë: i dëshiruar fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, i luftuar hapur nga Rusia, ashpërsisht i kontestuar nga shumë operatorë të sektorit që do të preferonin një naftësjellës drejt terminaleve iraniane të Gjirit Persik (më i shkurtër, më pak i kushtueshëm), i realizuar nga një konsorcium ndërkombëtar i drejtuar nga British Petroleum.
Në projektet më ambicioze, ky naftësjellës – prodhimtaria me regjim të plotë e parashikuar e të cilit është prej 1 milion fuçi në ditë – do të shërbejë edhe për komercializimin e naftës së Kazakistanit, që do të transportohej në terminalet e Bakusë nëpërmjet tankerave, nga porti i Aktanit në brigjet kazake. Por Baku-Tbilisi-Ceyhan është vetëm një prej projekteve të shumtë të lojës së madhe të energjisë, që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ka përfshirë republikat e Azisë Qendrore dhe të gjithë shtetet kufitare që e ndajnë nga ekonomitë e zhvilluara të Perëndimit dhe nga ekonomitë në ekspansion në Lindje, të gjitha nevojtare për resurse energjetike.
Megjithatë, gjatë viteve më të fundit, është dobësuar në mënyrë drastike ekzaltimi i shfrenuar që kish çuar në paraqitjen e Detit Kaspik si Gjiri Persik të shekullit të XXI-të: sepse rezervat e vlerësuara të naftës – të gjithë rajonit – gjithsesi janë të kufizuara, nga 17 deri në 33 miliardë fuçi (e njëjtë me ato të Katarit sipas vlerësimeve më të përcipta, me ato të mbetura të Shteteve të Bashkuara sipas atyre më konservatore); sepse nivelet e prodhimit kanë mbetur të ulëta (më pak se 2 milionë fuçi në dytë, në nivelet e Brazilit) dhe nuk janë të destinuara të rriten në mënyrë eksponenciale në të ardhmen (parashikimet maksimale tregojnë rreth 6 milionë fuçi në ditë, ndjeshëm më ulët se ato të Rusisë apo të Arabisë Saudite); sepse pozicioni gjeografik i Azisë Qendrore, në qendër të kontinentit euraziatik, e bën të domosdoshëm ndërtimin e naftësjellësve të gjatë e të kushtueshëm, që veç të tjerash shpesh kalojnë në zona të turbullta.
Në strategjinë amerikane të diversifikimit energjetik, mbështetur nxehtësisht sidomos nga National Energy Policy Report i redaktuar nën mbikëqyrjen e zëvendëspresidentit Cheney, zona e detit Kaspik gjithsesi është destinuar të zërë një vend të privilegjuar. Aq më shumë që vetë republikat ish-sovjetike kanë te komercializimi i resurseve të tyre energjetike një prioritet absolut: për të dalë nga një krizë shkatërrimtare ekonomike dhe aktivizuar mekanizma rritjeje.
Kështu, naftësjellësit shumëfishohen, në realitet dhe në projekte. Por gjatë viteve nëntëdhjetë ka qenë Rusia që ka pasur avantazhin: duke e kaluar naftën e Azerbaixhanit nëpërmjet rrjetit të saj ekzistues, i modernizuar dhe i zgjeruar më dy naftësjellës nga Bakuja në Novorosijsk në Rusi (“rruga veriore”) dhe Supsa në Gjeorgi (“rruga perëndimore”) – të dyja në brigjet lindore të Detit të Zi, për transportin e mëtejshëm nëpërmjet ngushticave turke; gjithmonë në Novorosijsk drejtohet pastaj nafta kazake, falë naftësjellësit Caspian Pipeline Consortium, i realizuar më 2001 me një prurje të përkohshme prej 500 mijë fuçi në ditë (për Kazakistanin është aktive edhe një rrugë veriore, nga Atyarau në Kaspik me lidhjen në rrjetën ruse të Samara).
Vijon