Një Sondazh që e Tejkaloi Vetveten
15/05/2005 Sondazhi i kryer nga National Democratic Institute (NDI ) mbi rezulatitn e zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut, zgjoi shumë debate, si mes partive, ashtu dhe midis analistësh. Pika më e nxehtë e këtij sondazhi ishte rezultati i votimeve që ai parashikonte, ku Partia Demokratike dilte forcë e parë, me 42% të votave. Ashtu sikurse pritej, sondazhi u kritikua nga Partia Socialiste, përballë rezultateve të së cilit kryetari Nano, si përpara çdo vështirësie, prodhoi batutën e radhës, sipas së cilës disa fitojnë në sondazhe dhe të tjerë në zgjedhje. Partia Demokratike, nga ana tjetër e përshëndeti sondazhin, duke shprehur bindjen se fitorja e saj do të jetë edhe më e thellë se në sondazh. Fakti që pas këtij sondazhi qëndronte një organizatë prestigjioze amerikane e bënte mjaft të vështirë për analistët që ta sulmonin atë, kështuqë shumë prej tyre filluan të krijojnë skenare të ndryshme për qeverisjen e nesërme, bazuar pikërisht mbi rezultatet e sondazhit.
Për dikë të mësuar me fushatat elektorale në Perëndim, ku sondazhet janë një fenomen rutinë, zhurma e madhe që shkaktoi ky sondazh në Shqipëri do të dukej e tepruar, ndonëse diskutimi i gjerë që ngjalli ky sondazh është mjaft i kuptueshëm për kushtet, në të cilat ndodhet demokracia shqiptare. Së pari, pavarësisht se në Shqipëri nuk është hera e parë që bëhen sondazhe paraelektorale, në përgjithësi sondazhet kanë qenë jo të shpeshta dhe jo gjithmonë janë bërë publike. Së dyti, në rastin konkret risia qëndron në faktin se sondazhi u bë publik nga një organizëm me një nivel tejet të lartë besueshmërie, National Democratic Institute (NDI), që nuk mund të akuzohet lehtë se favorizon këtë apo atë forcë politike. Kështu, përveç akuzave të hedhura nga Partia Socialiste, që më shumë e kanë legjitimuar sesa zhvlerësuar sondazhin në fjalë, pothuajse askush tjetër nuk ka preferuar t’i kundërvihet atij. Dhe kjo më shumë sesa si pasojë e cilësisë së tij ka qenë rezultat i markës NDI, që e mbështeste këtë sondazh.
Është pikërisht emri i NDI, që e bën sondazhin në fjalë më shumë sesa thjesht një sondazh, çka përbën edhe një nga problemet themelore të tij. Pavarësisht se vetë autorët kanë insistuar se kemi të bëjmë thjesht me një sondazh, vetë debati që ai ka prodhuar në skenën politike shqiptare tregon se ai është pak më shumë. Në mungesë të sondazheve të tjera të këtij lloji dhe si pasojë e vetë reputacionit të padiskutueshëm të NDI sondazhi nuk bën thjesht pasqyrimin e preferencave elektorale, por rrezikon edhe t’i formësojë ato. Për nga vetë roli dhe rëndësia që ka komuniteti ndërkombëtar në Shqipëri, rezultatet e këtij sondazhi nga votuesi i thjeshtë mund të interpretohen si mbështetje e Amerikës për një forcë të caktuar politike, që në këtë rast është Partia Demokratike. Gjithashtu rezultatet në fjalë që e tregojnë mjaft përpara Partinë Demokratike, mund të ndikojnë që votuesi i pavendosur të votojë pikërisht për këtë parti, në mënyrë që vota të mos i shkojë dëm. Në këtë mënyrë, ky sondazh në rrethanat që ndodhet Shqipëria rrezikon të ndikojë te vetë rezultati elektoral që synon të pasqyrojë.
Ai përbën një tjetër rast, ku komuniteti ndërkombëtar, me apo pa dashje, ndërhyn në procesin zgjedhor, duke ndikuar në vullnetin e elektoratit në mënyrë jo korrekte. Për rastin në fjalë, viktimë e kësaj ndërhyrjeje bëhet Partia Socialiste, e cila në fakt për shumë kohë ka qenë përfituesja kryesore nga ndërhyrjet jo korrekte të komunitetit ndërkombëtar në proceset politike shqiptare. Ndërhyrje të tilla, ndonëse shpesh të kamufluara nën ombrellën e demokratizimit, kanë pasur sy synim të mbështesin këtë apo atë forcë politike, apo një individ të caktuar edhe brenda së njëjtës forcë politike. Këto ndërhyrje shpesh kanë prodhuar deformime dhe pengesa në termin afatgjatë për sa i përket demokratizimit, ndonëse ato shpesh janë motivuar nga qëllime mjaft të mira. Edhe në rastin konkret pa dashur të paragjykojmë synimin e mirë të organizatës në fjalë, e cila ka për qëllim modernizimin e fushatës elektorale në Shqipëri, efekti i sondazhit të kryer shkon shumë përtej këtij synimi.
Kjo nuk do të thotë aspak që nuk duhet të ketë sondazhe paraelektorale, përkundrazi ato janë një produkt i domosdoshëm. Megjithatë është e rëndësishme të theksojmë se sondazhet janë mbi të gjitha biznes dhe jo aktivitet i shoqërive jofitimprurëse. Futja gjithnjë e më agresive e organizatave të shoqërisë civile në këtë treg, sikurse e tregon edhe rasti i MJAFT!, që gjithashtu do të kryej një sondazh, e bën të pamundur krijim e një tregu të mirëfilltë për sondazhe, duke i bërë konkurrencë të pandershme firmave private, që ekzistojnë, apo që mund të ngriheshin në këtë fushë. Në fund të fundit, sondazhet prodhojnë informacion dhe informacioni blihet. Vetëm kështu mund të krijohet një treg i mirëfilltë, ku sondazhet janë një biznes fitimprurës, për të cilat gazetat, televizionet apo edhe partitë politike janë gati të paguajnë. Dhe është pikërisht fakti që sondazhet janë një biznes fitimprurës, që përbën garancinë më të madhe për besueshmërinë e tyre. Çdo operator privat është i interesuar të ruaj besueshmërinë e vet, pasi vetëm kështu mund të mbetet konkurrues në treg. Për momentin është krijuar një rreth vicioz, ku sa më pak të besueshëm janë organizmat lokalë aq më e rëndësishme bëhet ndërhyrja e ndërkombëtarëve, që sjell si pasojë dobësimin dhe uljen e kredibilitetit të grupeve lokale. Fuqizimi i nismave që përfshijnë organizatat jofitimprurëse në sondazhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse e konsolidojnë këtë rreth vicioz.
Për më tepër ndërmarrja e këtyre iniciativave është sa problematike për tregun e sondazheve aq edhe e panevojshme për procesin e demokratizimit në Shqipëri. Problemet themelore, me të cilat përballet elektorati shqiptar tashmë janë stëridentifikuar, dihet që janë problemet e papunësisë, ekonomisë, korrupsionit, mungesa e ujit, dritave etj. Është qesharake të vazhdosh të pyesësh votuesit se çfarë problemesh kanë kur tashmë ka kohë që ata vazhdojnë të japin të njëjtat përgjigje. Nuk është e rastit që e vetmja pikë, që u trajtuar gjerësisht në sondazhin e NDI, ishte rezultati i zgjedhjeve, çështjet e tjera, problemet me të cilat përballet elektorati, nuk përbënin lajm.
Në fakt problemi themelor i zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka qenë se partitë politike nuk i kanë ditur problemet e qytetarëve, pasi është vështirë të gjesh ndonjë strukturë tjetër aq të lidhur dhe të informuar në lidhje me problemet e votuesve. Partitë, ose nuk kanë dashur, ose nuk kanë mundur të trajtojnë mirë problemet e qytetarëve, pasi kanë qenë të zëna me një sërë sfidash të tjera, si gara e pandershme elektorale, problemi i listave, vjedhja e zgjedhjeve, përballja me policinë, gjykatat e kështu me radhë. Po kështu edhe për sa i përket zgjedhjeve të korrikut, problemi themelor nuk është aspak informimi i partive në lidhje me problemet e qytetarëve. Rreziku që i kanoset këtyre zgjedhjeve është mospjesëmarrja në votime dhe problemi i regjistrimit të saktë të votuesve. Një kontribut më i mirë i shoqërisë civile do të ishte ndërmarrja e fushatave, që nxisin pjesëmarrjen në votime, apo edhe aksione që synojnë të regjistrojnë popullsinë, pasi në thelb ky është rreziku, me të cilin përballen zgjedhjet e ardhshme. Vetëm në këtë mënyrë fondet e shoqërisë civile do të përdoreshin për të ndihmuar demokratizimin dhe jo për ta deformuar atë.