Vala e gjatë e demokracisë

16/05/2005 Përgjithësisht, në të gjithë Azinë Qëndrore, rrotullohen dy spektre: I pari është ai i represionit të armatosur ndaj çdo revolucioni të ardhshëm: faktikisht, nga mërgimi ku është, ish Presidenti Akaev, i fton kolegët e tij që të mos “përsërisin gabimin e tij”, domethënë “të përdorin forcën” për të mbytur në kohë daljen e lëvizjeve kryengritëse
Midis Yzbekistanit dhe Kirgizistanit, prej vitesh po formohet një lëvizje e fortë xhihadiste, që propozon të pushtohen resurset për të luftuar amerikanët në Afganistan, dhe për ta eksportuar xhihadin në të gjithë rajonin. Në rast të një lufte civile, mund të ndodhë ajo që është parë tashmë në Çeçeni: ato që do të përfitojnë nga konflikti, do ishte sidomos lëvizja më luftarake, më fanatike dhe më e mbështetur në para
Vijon nga numri i kaluar
Shtimi i trafikut të naftëmbajtëseve në Bosfor dhe në Dardanele, përbën një faktor të konsiderueshëm rreziku – dhe naftësjellës të tjerë janë studiuar për transportin e drejtpërdrejtë në Mesdhe: siç është thënë, Baku-Tbilisi-Ceyhan; Burgas-Alexandropoulis, nga Bullgaria në Greqi (është zgjidhja e preferuar nga Rusia); Burgas-Vlorë, në brigjet Adriatike të Shqipërisë (është zgjidhja e preferuar nga Shtetet e Bashkuara, edhe për arsye gjeopolitike); naftësjellësi, që duke u nisur nga Costanza në Rumani dhe duke kaluar nëpër Omisalj në Kroaci, gjithmonë në Adriatik, do të arrinte në Trieste (ose, nëpërmjet Hungarisë dhe Sllovenisë) – është rruga e preferuar nga Italia; naftësjellësi krejtësisht ukrainas, tashmë i përfunduar, nga Yushniy (afër Odessa-s) në Brody, ku lidhet me rrjetin e shpërndarjes drejt Europës Perëndimore: kohët e fundit i përdorur me kahje të kundërt, për transportin e naftës ruse në Detin e Zi, por i dalë në plan të parë me zgjedhjen e Presidentit Yushchenko, që do të donte të realizonte një zgjatje drejt rafinerive të Plonck-ut dhe Portit të Danziga-s në Poloni.
Këtyre naftësjellësve drejt Perëndimit po u shtohet një drejt lindjes; drejt Kinës, tashmë fuqi ekonomike që kërkon në shkallë botërore resurset energjitike të domosdoshme, për të ushyqer një bum të pandalshëm: një naftësjellës prej rreth 1800 kilometrash gjithësej, për transportin e naftës kazake, që duhet të bëhet operativ në fund të 2005 – një projekt ambicioz dhe i kushtueshëm, një brilant inxhinieristik që është dashur të ndeshet me vargmalet dhe shkretëtirat.
Pjesa e parë e naftësjellësit, gjithësesi është kompletuar në vitin 2003, nga kampet naftëmbajtëse të rajonit të Aktobe-s (në Kazakistanin perëndimor) në terminalin e Atyrau-t në Kaspik, dhe janë në zhvillim punimet për të lidhur Atasu-n, nyje e rrjetit të brendshëm shpërndarës në verilindje të Kazakistanit, me stacionin hekurudhor kinez të Alashankoë-t: 980 kilometra të tjera, me një kapacitet fillimisht prej 200 mijë dhe më pas prej 400 mijë fuçishë nafte në ditë – naftë kazake, por e nxjerrë nga kompani shtetërore kineze.
Kirgizistan: Vala e gjatë e demokracisë
Revolucioni në Kirgizistan, mund ta infektojë pjesën tjetër të Azisë Qëndrore?! Parashikimet më të besueshme mund të mendojnë për shpërthimin e ardhshëm të një revolucioni në Kazakistanin e afërt, ndërsa është më pak e mundur që të kjo të ndodhë në Taxhikistan, në Yzbekistan dhe në Turkmenistan. Revolucioni në Kirgizistan ishte i parashikueshëm prej kohësh, por, ndërsa të gjithë (përfshi liderët e opozitës) prisnin një aparencë graduale të një lëvizjeje opozicioni demokratik dhe paqësor në autoritarizmin e Presidentit Akaev (sipas modelit të grupeve jo të dhunshme ukrainase) revolucioni ka qenë spontan, i shpejtë dhe i karakterizuar edhe nga episode të shumta dhune.
Rebelimet e para, të shpërthyera në Osh dhe në Jalal Abad midis dy raundeve të zgjedhjeve parlamentare të27 shkurtit dhe 13 marsit (të karakterizuar ma mashtrime të rënda elektorale), që vetëm pjesërisht qenë të lidhura me një dizenjo më të gjerë të opozitës demokratike, kanë rezultuar më shumë shprehje e një çoroditjeje krejtësisht lokale: rebelimi i klaneve të jugut krejtësisht të përjashtuara nga menaxhimi i pushtetit të Akaev. Menjëherë pas rebelimit, në Osh është zgjedhur nga sheshi një përfaqësues yzbek, sinjal i qartë i natyrës etnike të flakëve të para të revoltës.
Edhe kur rebelimi ka ardhur në vetë kryeqytetin Bishkek, më 24 mars, mazhoranca e liderëve të opozitës demokratike është kapur në befasi. Ashtu siç dhe kryengritja popullore ka ardhur e papritur për regjimin e Akaev dhe mbështetësit e tij: qenë të pakta dhe të keqpajisura forcat e rendit që rrethonin Shtëpinë e Bardhë, selinë e qeverisë së Bishkek-ut, ndërsa grupet mbështetës të Presidentit nuk qenë të organizuara siç duhet dhe të pranishme në zonë, aq sa të përziheshin me shpejtësi nga kryengritësit. Opozita demokratike, megjithëse duke qenë fillimisht e papërgatitur për rrjedhën e ngjarjeve, ka ditur ta shfrytëzojë shumë mirë rastin për afirmimin e lidershipit të saj.
Në kundërshtim me parashikimet më pesimiste, grupet politike të opozitës u kanë dhënë fund plaçkitjeve dhe kanë marrë pjesë menjëherë në rivendosjen e rendit publik. Edhe në planin ligjor, Parlamenti është vetëshpërndarë, ndërsa Presidenti Akaev, megjithëse me ngurrim të madh dhe pas një pritjeje të gjatë, i mërguar në Rusi, ka dhënë dorëheqjen. Kështu, kriza institucionale ka përfunduar me legjitimimin, edhe formal, të qeverisë së re, Kryeministër i të cilës është Kurnambek Bakiev, ashtu si dhe President ad interim. Deri në dorëheqjen e Akaev, vendi ishte me rrezik të fortë lufte civile, edhe pse Presidenti, qysh në ditët e para të mërgimit, duke përdorur televizionin rus, kish bërë thirrje kundër asaj që ai e quante “një grusht shteti”. Tani rreziku sigurisht është më i largët dhe vendi duket i nisur drejt zgjedhjeve të ardhshme presidenciale që shikojnë përballë njëri-tjetrit, vetë Bakiev kundër kandidatit favorit Feliks Kulov, i çliruar nga turma gjatë kryengritjes.
Megjithatë, disa sinjale shqetësues të një situate jo krejtësisht të paqtuar, si vrasja e Usen Kudaibergenov, bashkëpunëtor i ngushtë Kulov, i bëjnë kirgizët akoma të dridhen. Kazakistani tregohet shpesh si teatri i revolucionit të ardhshëm në Azinë Qëndrore për dy motive të thjeshta: regjimi i tij drejtohet nga një Presidenti, Nazarbaev, që ka lidhje edhe farefisnore me Akaev, kështu që është e lehtë të mendosh për një efekt domino që i tërheq të dy presidentët.
Në rradhë të dytë, opozita në Kazakistan është më luftarakja e të gjithë rajonit. Është edhe më mirë e organizuar dhe më kompakte respektivisht opozitës demokratike në Kirgizistan, aq sa ka arritur të mblidhet në një lëvizje të vetme, të quajtur “Për një Kazakistan të ndershëm”, me një lider të vetëm, ish zëdhënësin parlamentar Zharmakhan Tuyakbay.
Kërkesat janë të pakta dhe përmblidhen në një protestë kundër autoritarizmit të Nazarbayev, korrupsionin e përhapur dhe sidomos nepotizmin e familjes presidenciale, e akuzuar se e ka kthyer shtetin në Kazakstan në një çështje private të Presidentit.
Megjithatë, edhe Nazarbayev është i organizuar më mirë respektivisht dhëndërrit të tij Akaev, duke përfshirë më shumë sektorë të të tërë të popullsisë në menaxhimin e shtetit.
Sidomos të rinjtë përkëdhelen nga ekipi qeveritar, edhe falë financimit të drejtpërdrejtë të organizatave filoperëndimore si Kongresi i të Rinjve. Për këtë dhe motive të tjera, parashikohet se përplasja në Kazakistan, nëqoftëse do të shpërthente, do të përfshinte masa më konsistente civilësh nga njëra anë dhe nga tjetra. Ndoshta do të ishte një përplasje frontale shumë më e ashpër dhe më e gjatë sesa ajo që është asistuar në Kirgizistan.
Megjithatë, opozita përgatitet të shpallë luftë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, data e të cilave akoma nuk është fiksuar dhe që parashikohen për fundin e 2005 (siç do ta donte opozita) ose për 2006 (siç do të donte Nazarbayev). Mjaft e ndryshme është në fakt situata në republikat e tjera ish sovjetike të Azisë Qëndrore. Edhe në Taxhikistan, ku është votuar njëkohësisht me kryengritjen e Kirgizistanit, zgjedhjet qenë dukshëm të trukuara (të paktën po t’u qëndrosh denoncimeve të vëzhguesve të OSCE-së) dhe ka pasur një censurë të rëndë qeveritare mbi mediat e pavarura, gjatë të gjithë fushatës elektorale. Por nuk ka shpërthyer asnjë revolucion. I masakruar nga pesë vjet luftë civile (1992-1997), vendi duket akoma i sprovuar nga kjo përvojë.
Akoma më keq është situata në Yzbekistan e sidomos në Turkmenistan, ku metodat e kontrollit totalitar të opinionit zyrtar u marrin frymën çfarëdo forme opozicioni të organizuar. Në Turkmenistan, diktatori Saparmurad Niyazov, e ka sistemuar popullsinë rinore në organizata të ngjashme me Komsomolin sovjetik dhe në të vërtetë, po i bën popullsisë lavazhin e truve me kultin e personalitetit të vet. Përgjithësisht, në të gjithë Azinë Qëndrore, rrotullohen dy spektre.
I pari, është ai i represionit të armatosur ndaj çdo revolucioni të ardhshëm: faktikisht, nga mërgimi ku është, ish Presidenti Akaev i fton kolegët e tij që të mos “përsërisin gabimin e tij”, domethënë “të përdorin forcën” për të mbytur në kohë daljen e lëvizjeve kryengritëse. Spektri i dytë, që rrotullohet nëpër Azinë Qëndrore, është ai i islamizmit. Midis Yzbekistanit dhe e Kirgizistanit, prej vitesh po formohet një lëvizje e fortë xhihadiste, Partia e Çlirimit Islamik, që refuzon demokracinë (si formë “blasfeme: qeverisjeje) dhe propozon të pushtohen resurset për të luftuar amerikanët në Afganistan dhe për ta eksportuar xhihadin në të gjithë rajonin. Në rast të një lufte civile, mund të ndodhë ajo që është parë tashmë në Çeçeni: ato që do të përfitojnë nga konflikti do ishte sidomos lëvizja më luftarake, më fanatike dhe më e mbështetur nga financues të fortë të huaj si partia xhihadiste. Është edhe për këtë motiv, për të shmangur që të shfaqet një pol i ri i xhihadit në Azinë Qëndrore, që bëhet urgjent një tranzicion paqësor drejt demokracisë.