E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad Situata ne vend e permiresuar

Situata në Siri po përmirësihet, por kriza nuk ka përfunduar ende. Ky është mesazhi që ka dhënë presidenti sirian basher al Asad që do të transmetohet nga televizioni shtetëror sirian. Ndërkohë që në vend vazhdojën ende luftimet. Përplasje të dhunshme ndërmejt ushtarëve të regjimit dhe rebelëve janë regjistruar edhe në Alepo, por dhe në veri të Sirisë. Në intervistën e tij Asad ka këmbëngulur se po luffothet në një betejë rajonale edhe botërore së cilës regjimi i tij mund t’i japë fund. Ai ka theksuar më tej se po bëhen hapa përpara për ti dhënë fund këtij konflikti, sepse megjithëse situate është përmirësuar duhet ende kohë. Assad, ka akuzuar disa përgjegëjs turq për papërgjeshmëri dhe injorancë, por ka shtuar se problemi nuk është populli turk. Ndërsa për sa i përket idesë së nëj dite më parë të presidentit francez Fransua hollond për krijimin e një zone neutrale, Asad e ka cilësuar si një propozim që nuk ka snjë lidhje me realitetin. Kurse për sa i përket dezertimeve që kanë tronditur regjimin e tij ai ka thënë se është thjesht një spastrim nga njerëzit që nuk kanë asnjë ndjenjë patriotike. Për herë të parë që nga fillimi i konflijktit rebelët kanë deklaruar se kanë marrë nën kontroll një depozitë raketash në lindje të Damaskut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›