Uragani Issac mberrin ne Luisiana
Uragani Ajsak ka mbërritur në brigjet e Luizianës me erëra që arrijnë një shpejtësi prej 130 kilometrash në orë. Gjatë orëve të para të mëngejsit uragani ka prekur bregun jug lindor të Shteteve të BAshkuara të Amerikës duke u drejtuar në Nju Orlin, pas shtatë vjetësh ku vendi u gjunjëzua nga uragani Katrina. Por ekspertët janë shprehur optimistë sepse forca e Ajsak duhet të sabilizohet në kategorinë 1, ndërsa uragani Katrina kishte tejkaluar nivelin 3, ndërkohë që mbrojtje të reja rreth qytetit janë në funksionim tashmë. Shumë banorë kanë preferuar të largohen nga qyteti dhe 80 për qind e tyre janë larguar gjatë mbrëmjes. Presidenti amerikan barak Oba,a, ka firmosur tashmë gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, Misisipi dhe Luizianë si dhe për shtetet e tjera të cilat mund të përfshihen nga pasojat e uraganit. Por ka dhe nga ata rezidentë të cilët nuk janë dhe aq të shqetësuar pasi ndihen të mbrojtur nga masat e marra. Në pritje të uraganit, autoritetet gjithësesi i kanë këshilluar banorëve të qyteteve të ulëta që të evakuohen nga banesta dhe për këtë janë vnë në dispozicion të gjitha mjetet publike të transportit.