Basesku do te marre postin si president

Gjykata kushtetuese në Rumani ka zhvlerësuar referendumin e 29 korrikut kundër Presidentit basesku, dhe të propozuar nga kryeministri Viktor Ponta. Gjykatësi kanë votuar 6 pro dhe ter kundër duke hedhur poshtë akuzat e kryenministrit Ponta dhe koalicionit ët tij të qendrës së majtë sipas të cilëve referendumi ishte bazuar në nëj numër të kufizuar votuesish. Më parë Ponta kishet deklaruar se Basesku mund të kthehej në postin e tij nëse të paktën 6 gjykatës do të kishin konfirmuar pavlefshmërinë e referendumit. 39 vjecari Ponta këmbëngul se referendumi do të kishte qenë I vlefshëm nëse nga listat e votuesve do të ishin lëvizur 3 milion personat që nuk jetojnë në Ruamni dhe të tjerë të cilët kanë ndërruar jetë. Basesku tashmë mund të kthehet në postin e tij pavarësisht pakënaqësisë në popull për shkurtimet e pagave dhe rritjen e taksave, si pjesë e një kushti për një paketë ndihmash prej 20 miliardë eurosh, nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore. Por përcarje të tilla politike kanë ngjallur shqetësim mes mbëshettësve të FMN-së, brenda vendit, pasi kjo situatë do të vënë në dyshim besimin e investitorëve të huaj dhe pozicionin e Rumanisë në tregjet financiare. Vendi ka kërkuar dhe një paketë tjetër ndihme të shifrës 5 miliard euro. Por reagimi nga ana e Bashkimit Europian ka qenë plotësisht në mbështetje të vendimit të gjykatës, i cili e kthen Baseskun në postin e tij.