Assad i shtrin dorën SHBA-ve për dialog
Damask -Presidenti sirian, Bashar al-Assad gjatë vizitës së sotme të një kongresmeni amerikan në Damask, deklaroi se Siria dëshiron fillimin e dialogut konstruktiv me SHBA-në pas disa viteve tensioni mes dy palëve. Assad theksoi rëndësinë e "dialogut konstruktiv mes Sirisë dhe SHBA-së bazuar në respektin reciprok dhe interesat e përbashkëta", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, e cila citonte deklaratat e presidentit sirian gjatë vizitës së Adam Smith, i pari parlamentar amerikan që viziton vendin që pas marrjes së detyrës nga presidenti Obama, më 20 janar.
Damasku e sheh presidenti e ri amerikan, Barack Obama më pak ideologjik se George W. Bush dhe sheh mundësi më të mëdha për Sirinë, mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Siria dhe SHBA-ja kanë marrëdhënie të tensionuara për shak të mbështetjes që Damasku i ka ofruar grupit palestinez Hamas dhe lëvizjes libaneze të Hezbollahëve.