E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mbështet Konferencën Islamikë

Uashington -Presidenti i SHBA-së Barak Obama ka mbështetur Konferencën Islamike në mesazhin e saj "për një botë më të sigurtë". Ndërkohë qeveria e Iranit lidhur me bashkëbisedimet e mundura me Amerikën, ka deklaruar se "ata do të lëvizin sipas hapave që do të hedhë pala tjetër".

Më 20 Janar kur Obama filloi mandatin, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike Ekmeleddin İhsanoğlu (Ekmeledin Ihsanolu) publikoi në një ndër revistat më në zë letrën me titull "Ftesë për një Bashkëpunim të Ri".

Kurse Barak Obama si përgjigje të kësaj letre ka shkruar: “Nuk kam aspak dyshim se gjatë periudhës që do të jem president do të punojmë së bashku krah për krah për ndërtimin e një bote më të sigurtë, në paqe dhe në siguri. Me emocionet që më jep kjo ide, jam në pritje të bashkëpunimit me ju për vendosjen e marrëdhënieve të mira midis vendit tim dhe Organizatës së Konferencës Islamike".

Ndërkohë edhe qeveria e Iranit ka deklaruar se "janë gati të bëjnë bashkëbisedime pa kushte paraprake". Ministri i Jashtëm i Iranit Mutteki lidhur me bashkëbisedimet ka thënë se "ata do të lëvizin sipas hapave që do të hedhë pala tjetër".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›