E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamasi lëshon 4 raketa në drejtim të Izraelit

Gaza -Lëvizja palestineze Hamas i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit izraelit, Ehud Olmert si kërcënime të bëra për arsye elektorale në prag të zgjedhjeve izraelite që do të zhvillohen më 10 shkurt. ''Katër raketat e hedhura nga Rripi i Gazës shpërthyen sot në jug të Izraelit pa shkaktuar as viktima dhe as dëme materiale'', deklaroi ushtria izraelite. Olmert u shpreh se ''Izraeli do t'u përgjigjet ashpërsisht hedhjes së raketave''. "Deklaratat e Olmertit kanë të bëjnë me një manipulim të fushatës elektorale izraelite'', konfirmoi zëdhënësi i Hamasit ,Taher al-Nunu në një komunikatë.

''Ne i dënojmë deklaratat e Olmertit dhe zyrtarëve të tjerë që kërcënojnë Rripin e Gazës'', shtoi zëdhënësi. Sipas tij ''këto kërcënime bëhen për të nxjerrë jashtë funksionit çdo përpjekje të Egjiptit për vendosjen e qetësisë pasi ata kërkojnë të ushtrojnë presion me qëllim që populli palestinez t'u nënshtrohet kushteve të paraqitura nga Izraeli gjatë diskutimeve''. Zëdhënësi i Hamasit, lëvizja e të cilit ka marrë pushtetin në Rripin e Gazës në qershor të vitit 2007, u kërkoi lëvizjeve të tjera palestineze të respektonin vendimet lidhur me situatën në Rripin e Gazës''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›