E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad kritikon Izraelin

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, theksoi se sulmet e ditëve të fundit të Izraelit mbi anijet që përpiqeshin të dërgonin ndihma në Rripin e Gazës, kanë shkatërruar çdo mundësi për paqe në të ardhmen e afërt në rajon.

Presidenti Assad e përshkroi qeverinë aktuale të Izraelit si zjarrvënëse dhe luftënxitëse.

Ai tha se qeveria e tanishme shfaq më pak interes për paqe, se çdo administratë e mëparshme izraelite.

"Sulmi izraelit shkatërroi çdo mundësi për paqe në të ardhmen e afërt, në një mënyrë shumë të thjeshtë. Kryesisht, ngase dëshmoi se kjo qeveri izraelite është thjesht një tjetër qeveri zjarrvënëse. Nuk mund të arrihet paqja me një qeveri të tillë", tha Assad.

Assad nuk deshi të komentojë përpjekjet amerikane për ta bindur Sirinë t'i ftohë marrëdhëniet me Iranin.

Në anën tjetër, kabineti i ministrave të Izraelit votoi dje për të lehtësuar bllokadën nga toka në Rripin e Gazës dhe të lehtësojë hyrjen e më shumë mallrave në territorin e sunduar nga Hamasi.

Deklarata nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli e ka zgjeruar numrin e prodhimeve që do të lejohen të hyjnë në Gaza, përfshirë këtu edhe materialet për ndërtim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›