Belgjika e gatshme për presidencën e BE-së
Belgjika shprehet e gatshme të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian që fillon në korrik dhe për të respektuar Traktatin të Lisbonës, sipas të cilit funksioni i Presidentit të BE-së, Herman Van Rompuy është tepër i rëndësishëm.
"Ne do të zbatojmë frymën e Traktatit të ri të Lisbonës'', premtoi ministri i Punëve të Jashtme, Steven Vanackere, ndërkohë që Spanja, e cila mban presidencën e radhës së BE-së kërkoi ruajtjen e disa dispozita të ish-traktatit, në mënyrë të veçantë për sa i përket organizimit të samiteve të mëdha dypalëshe mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të treta në Spanjë.
Vanackere siguroi se ''Belgjika do t'i japë liri të plotë presidentit të përhershëm të BE-së, belgut Herman Van Rompuy, si dhe shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton me të cilën Evropa duhet të flasë vetëm me një zë''.