E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB: Skandali i Jalit është tronditës

Institucioni më i lartë vendimmarrës
i Bankës Botërore pranoi
dje raportin e shumëpërfolur
të Panelit të Inspektimit për
prishjen e ndërtimeve pa leje në
Jal dhe urdhëroi fi llimin e procedurave
për të ndihmuar familjet e
rrënuara fi nanciarisht, ndërkohë
që hetimet për korrupsion në
stafi n e Bankës Botërore vijojnë.
"Gabimet e Bankës Botërore
që nga fillimi deri në fund me
këtë projekt qenë rrëqethëse",
- deklaroi presidenti i grupit të
Bankës Botërore, Robert B. Zoellick.
"Ne nuk do të lejojmë që kjo
gjë të përsëritet më kurrë", - vijoi
ai. Edhe menaxherët e Bankës
Botërore, të cilët qenë thirrur
para bordit për të dhënë versionin
e tyre, pranuan gabimet.
Banka Botërore ka fi lluar menjëherë
procedurat për të shqyrtuar
situatën në Jal, duke vlerësuar
dëmet e pësuara prej banorëve
dhe për të parë rrugët se si ato
do të ndihmohen. "Ne jemi gati të
ndihmojmë familjet, të cilave iu
shkatërruan ndërtesat", - deklaroi
Zoellick.
Në Tiranë, Ministria e Transporteve,
e cila është pala shqiptare
në projekt, deklaroi se
"vendimi i Bordit të Drejtorëve
është problem i brendshëm i BB".
Sipas ministrisë, hetimi i panelit
nuk ka të bëjë "aspak me çështje
të lidhura me qeverinë e Shqipërisë
apo Zyrën e Koordinimit
të Projektit".
Por ndryshe nga sa thotë qeveria,
presidenti Zoellick ka urdhëruar
edhe nisjen e hetimeve
për të zbardhur nëse gabimet në
projekt ishin gabime njerëzore
apo të lidhura me akuzat për korrupsion.
Si rregull, Paneli i Inspektimit
nuk heton për korrupsion.
Departamenti i Integritetit Institucional
tashmë ka për detyrë të
hetojë në lidhje me akuzat për
keqpërdorim të projektit. Në rast
se gjen fajtorë, masa administrative
do të ndërmerren kundër
personave përgjegjës, ndërsa në
rast se gjejnë shkelje të ligjeve
shqiptare, ky departament mund
sërë masash do të ndërmerren
me mbështetjen e bankës, përfshirë:
një shqyrtim ligjor rast
pas rasti të prishjeve në zonën e
projektit në prill 2007, caktimin e
një vëzhguesi ndërkombëtar për
të monitoruar shqyrtimin ligjor
dhe për të raportuar më pas në
bankë, si dhe pagesën e ndihmës
ligjore për shqyrtimin e secilit
prej pretendimeve të kërkuesve",
deklaroi BB.
Gjithçka do të fi llojë me një
vlerësim të humbjeve të banorëve
të Jalit, ndërsa një studio ligjore
do të analizojë përgjegjësit e
shkaktimit të këtyre humbjeve
dhe do të punojë për të detyruar
përgjegjësit të shlyejnë këto
humbje. Jo zyrtarisht mësohet
se avokatët e banorëve të Jalit, të
cilët do të paguhen nga BB, mund
t‘i drejtohen gjykatës shqiptare
për të kërkuar dëmshpërblim jo
vetëm për ndërtesat e shembura,
por edhe për fi timet e munguara.
Burime nga qeveria bëjnë të ditur
se BB i është lutur jo zyrtarisht
qeverisë të mos ndërhyjë në pavarësinë
e sistemit gjyqësor dhe
të mos vonojë gjyqet. Banorët e
Jalit mund të përfi tojnë edhe nga
grantet e Bankës Botërore për
zhvillim, pra nuk përjashtohet
mundësia që BB të financojë
pjesërisht punime publike në
zonë. I gjithë procesi i trajtimit të
këtij problemi do të mbikëqyret
nga një institucion i pavarur nga
menaxherët dhe qeveria. Pas tre
muajsh, në Bordin e Drejtorëve
Ekzekutivë do të raportohet për
masat e marra.

NGJARJA E JALIT

Më 17 prill 2007, policia ndërtimore shkoi në Jal, e shoqëruar nga
policia e rendit dhe shkatërroi pesëmbëdhjetë objekte. Ministri
i Transporteve në atë kohë, Lulzim Basha, deklaroi në Kuvend se
"prishjet janë pasojë e projektit të Bankës Botërore" dhe se "BB na
kërkoi t‘i prishnim". Deputeti i zonës dhe ish-ministri i Drejtësisë,
z. Spiro Peçi, deklaroi: "Unë i kam parë dokumentet e banorëve
të Jalit. Shembjet kanë qenë të paligjshme. Në bazë të ligjit "Për
Urbanistikën", nuk mund të shemben ndërtesa pa leje në zonat ku
nuk ka plan urbanistik".
Katerina Koka, e cila banon në Kanada, ku gëzon titullin PHD
në Ekonomiks nga Universiteti Guelph, pa në internet shtëpinë e
shembur të prindërve të saj. Që nga ai çast nuk rreshti së dërguari
ankesa te Banka Botërore. Një prej ankesave të saj ra në dorë të
Panelit të Inspektimit. Paneli pyeti fi llimisht menaxherët e projektit
nëse shembjet në Jal kishin apo jo lidhje me projektin. Përgjigjja
qe negative. Pas kësaj, një punonjës brenda projektit, dorëzoi te
Paneli dy letra, të cilat Koordinatori i Projektit i pati dërguar krerëve
të qeverisë shqiptare, përfshirë policinë ndërtimore. Letra e parë
qe nisur më 26 mars 2007, rreth një muaj para shembjeve: "Siç
mund të shihni nga fotot bashkangjitur, ndërtimet pa leje po vijojnë
të ndërtohen në bregun e Jonit... duke marrë parasysh rëndësinë
e zhvillimit të qëndrueshëm, ju lutem merrni masat e nevojshme sa
më parë të jetë e mundur".
Letra shoqërohej nga fotografi ajrore të zonës dhe sipas Panelit
të Inspektimit, këto fotografi identifi kuan ndërtesat që u shembën.
Në përgjigje të kësaj letre, policia ndërtimore njoftoi më 10 prill
2007 se "kemi marrë të gjitha masat dhe vendimet për shkatërrimet
e ndërtimeve". Sipas Panelit, Koordinatori i Projektit nuk e njoftoi
Bankën Botërore menjëherë mbi letrat që i dërgonte në emër të
projektit policisë ndërtimore. "Vetëm më 20 prill, pasi ndërtesat
qenë shembur, menaxherët e projektit u njoftuan për letrën e
koordinatorit", thotë raporti i Panelit. Një letër e dytë, e nisur më 24
maj, kërcënonte qeverinë shqiptare se "ndërtimet pa leje në bregdet
vënë në dyshim vijueshmërinë e fi nancimit të projektit". Sipas
konkluzioneve të panelit, Koordinatori i Projektit qe "aktiv në nisjen
e shkatërrimeve nga policia ndërtimore dhe po funksiononte si
ekzekutuese". Për më tepër, projekti ka pajisur Bankën Botërore me
Pajisje të Pozicionimit Global dhe me mjete të tjera për të identifi kuar
dhe shembur ndërtimet pa leje. Koordinatori i Projektit, z. Jamarbër
Malltezi, ka deklaruar se "konkluzionet e Panelit të Inspektimit qenë
të njëanshme dhe të pabazuara në fakte".
Ministria e Transporteve ka deklaruar se z. Malltezi ishte i detyruar
të dorëzojë fotografi të te Policia Ndërtimore për shkak se produktet
e projektit janë pronë e shtetit shqiptar. Ngjarja pritet të vijojë me
hetime të mëtejshme nga ana e Bankës Botërore, kësaj here për të
shqyrtuar akuzat për korrupsion.

Malltezi: Nuk i urdhërova unë shkatërrimet e Jalit

Koordinatori i Projektit të Jalit në Bankën
Botërore, Jamarbër Malltezi, ka mohuar
çdo përgjegjësi për prishjen e banesave të
banorëve lokalë.
Në një intervistë për VOA, Malltezi deklaroi
se në projektin e BB nuk përfshihet asnjë
plan për prishjen e banesave dhe ka theksuar
se nuk i ka dhënë asnjë udhëzim policisë
ndërtimore.
"Unë nuk e kam udhëzuar policinë ndërtimore.
Këto janë spekulime të grupeve të
botuesve dhe ndërtuesve. Gjithashtu, në
projekt unë nuk pashë asnjë kërkesë për
prishje. Si qeveria, ashtu dhe policia ndërtimore,
kanë qenë në përputhje me ligjin", ka
pohuar Malltezi.
Paneli i Inspektimit, në faqen 30 thotë:
Koordinatori i Projektit qe aktiv në nisjen e
shkatërrimeve dhe policia ndërtimore po
funksiononte si ekzekutuese e tij".
Sipas Malltezit, lajmet e publikuara në media
të ndryshme, që e bëjnë atë përgjegjës për
prishjen e banesave, janë vetëm spekulime
dhe sulme të ndërtuesve.
"Në raportin e saj në 2004-ën, BB kërkoi
heqjen e ndërtimeve të paligjshme. Ky është
një problem i bankës. Nëse një klan brenda
bankës mendon se nuk duhet ta kishte ndihmuar
planin, prapë ky është problem i
bankës", ka shtuar Malltezi.

Banorët e Jalit thonë se BB rrafshoi jetën e tyre

Arrin t‘i shohësh fëmijët e
mi? Dallohen atje në majë
të malit dhe po mbledhin
sherebel". Bashkim Andoni, një
prej banorëve të Jalit, na tregoi
të shtunën se si jetohet tashmë
në atë fshat, dy vjet pas shkatërrimeve
që la pas policia ndërtimore.
Sherebela është një bimë
mjekësore që eksportohet me
shumicë nga Shqipëria. Fshatari
që e mbledh arrin të marrë 15 lekë
të reja për kilogram të tharë dhe
në një ditë pune, zor se mund të
bësh shumë lekë.
"Për të shkatërruar një shtëpi
nevojitet jo më shumë se gjysmë
ore, por për ta ndërtuar, nuk mjafton
gjithë jeta", tha Nasi Simoni,
një kapiten marine në pension, i
cili banon në Jal që nga vitet ‘90.
Nasin e gjetëm duke bërë
gati rrjetat për të peshkuar me
një varkë të vockël. Frytin e punës
së vet e shet në Himarë.
"Unë pata marrë një kredi për
të ndërtuar një lokal", - thotë ai,
duke shtuar se lokalin e kishte
me leje të rregullt. "Tani banka
më jep vetëm 3 mijë lekë nga
pensioni prej 17 mijë lekësh,
sepse pjesa tjetër më shkon për
të shlyer kredinë". Lokali i tij qe
nga ndërtesat e shembura në
prill 2007.
"Qiratë që merrnim nga turistët
gjatë verës qenë si një konservë
për në dimër", - thotë ai.
"Kur na i shkatërruan shtëpitë
na thanë se së shpejti do të hamë
me lugë argjendi për shkak se ai
qe pjesë e një projekti të Bankës
Botërore.
Policia ndërtimore po punonte
për llogari të projektit të
Bankës Botërore për mbrojtjen
e bregut të Jugut. Por në fakt,
projekti përfundoi me shembjen
e një pjese të fshatit, duke lënë
familje të pastreha. Disa prej
familjeve vijojnë të jetojnë në
shtëpitë e rrënuara. Në njërën
prej tyre, tavani pikon sa herë që
bie shi. Vendasit thonë se banesat
e tyre i ndërtuan falë kursimeve të
mbledhura gjatë kohës që punonin
si emigrantë në Greqi.
Jetë të rrënuara
Jali gjendet në bregun e Jonit
dhe gjerësisht konsiderohet si
gjiri më i bukur i rivierës shqiptare.
Dy shkrimtarë shqiptarë nga
ajo zonë kanë shkruar gjerësisht
për ujërat e kaltra dhe plazhet
ranore, duke krijuar një imazh
idilik. Shumë prej familjeve kanë
banuar aty që prej 300 vjetësh.
Në një kishë të vogël në anë të
fshatit gjenden edhe varret e
paraardhësve të tyre. Pas rënies
së komunizmit, shtëpitë e fshatit
qenë diçka më shumë se kasolle
dhe banorët u larguan për në
Greqi në kërkim të një jete më
të mirë.
"Unë punoja tek Eleftero Tipia,
(e përditshme greke), 15 orë në
ditë për 11 vjet. Paketoja gazetat
gjatë së gjithë natës. Askush
nuk pranonte ta bënte atë punë
përveç shqiptarëve", - tregon
Athina Andoni.
Përgjatë shumë viteve, banorët
kapën mundësinë për të ndërtuar
ekonomi të vogla turistike, duke
ndërtuar restorante dhe pak
dhoma që i jepnin me qira. Por
pjesa më e madhe e turistëve në
Jal qëndronin në çadra.
"Unë kam punuar për 35 vjet
si mjek ligjor. Unë e kuptoj fuqinë
e ligjit, por ajo që na detyroi të
ndërtonim pa leje qe vetë ligji",
- thotë Andon Koka. Banorët
dëshironin të merrnin leje ndërtimi,
por autoritetet nuk i dhanë
ato nën argumentin se zona nuk
kishte plan urbanistik. Dy dekada
pas rënies së komunizmit, qeveria
nuk ka hartuar ende një plan
urbanistik, ndërsa pretendon
se njerëzit duhet të jetojnë në
shtëpitë që kishin në vitin 1990.
Duke pranuar realitetin, Parlamenti
miratoi një ligj të ri "Mbi
Urbanistikën" në vitin 1998, ku
thuhej se ndërtimet pa leje mund
të legalizoheshin nëse respektonin
distancat urbanistike dhe
zotëronin titull pronësie mbi
tokën.
"Motra ime më la një copë
tokë këtu, por qeveria nuk dëshiron
ta regjistrojë dhe të na japë
leje ndërtimi", tha Vora Rrenja,
një mësuese në pension.
"Djali im, i cili jeton në Greqi,
mendoi se, duke qenë se të gjithë
po ndërtonin pa leje, ne mund të
bënim të njëjtën gjë. Por jemi të
vetmit që e paguam".
Në kodrën që mbikëqyr gjirin
e Jalit, një hotel nën pronësinë e
Ministrisë së Mbrojtjes, ka shtuar
dy ndërtesa katërkatëshe,
pa kurrfarë leje ndërtimi, por
ato nuk u shembën nga Policia
Ndërtimore.
Vendasit thonë se zyrtarët
më të lartë të ministrisë vinin
aty me helikopterë e me skafe
për pushime. Në një rast, në
gusht 2006, organizuan një garë
me kuaj në plazh, pavarësisht
se aty gjendeshin disa dhjetëra
pushues. Bashkia e Himarës
nuk e komentoi nëse ndërtimet
e Ministrisë së Mbrojtjes qenë
me leje apo pa leje.
"Kishte aq shumë policë atë
ditë në Jal. Kishin ardhur pa
zbardhur. Banorët nuk dolën nga
shtëpitë, sepse menduam se mos
bëhej fjalë për ndonjë operacion
antitrafik. Sipas tyre, një prej
inxhinierëve të policisë ndërtimore
dha dorëheqjen në vend
kur iu kërkua lëshimi i urdhrave
të prishjes për të gjitha ndërtesat.
"Ata kishin një taktikë hutuese.
Shkatërronin një pjesë të
ndërtesës, lëviznin pak më tutje
dhe ktheheshin sërish", rikujton
Andoni. "Ne nuk mund t‘i luftonim
ata; kishte 30 policë për
çdo plak në fshat".
"Ne punuam si emigrantë
në Greqi për shumë vite dhe
djersitëm gjak për të kursyer
para", - tha Bashkim Andoni.
"Ne u kthyem këtu për një
jetesë më të mirë, por qeveria
na shkatërroi shtëpitë. Ne
gjithmonë i paguajmë taksat me
korrektesë, por qeveria nuk na
e shlyen ndershmërinë", - tha
Bashkimi, i cili tregon se pati
kërkuar në Bashkinë e Himarës
një certifikatë lindjeje, por nuk
ia kishin dhënë për shkak se nuk
kishte paguar dy vjet taksa për
hotelet që ndërtimorët ia kishin
shembur.
Vora Rrenja, një ish-mësuese,
mendon se qeveria shqiptare u
tregua më brutale kundrejt tyre
sesa pushtuesit e Luftës së Dytë
Botërore. "Unë jam 75 vjeçe dhe
mbaj mend luftën italo-greke;
Erdhën italianët dhe pas tyre
gjermanët, por nuk na i shkatërruan
shtëpitë".
Mafi a e tokave?
Dy vjet më pas, Jali është
ende përplot me rrënoja dhe
shtëpi gjysmë të shembura. "Ne
u përpoqëm t‘i pastronim, por
hoqëm dorë kur një nga vajzat
tona u sëmur me hernia, duke
hequr blloqet e betonit", - thotë
Athina Andoni.
Kur doli raporti i Panelit të
Inspektimit, Kryeministri Sali
Berisha e konsideroi atë si një
raport të mbushur me gënjeshtra
dhe të ndikuar nga mafia e
tokave. Banorët ndjehen shumë
të fyer nga kjo gjë.
"Unë jam një pensionist,
jo një mafioz", thotë Andon
Koka, i cili tregon se Paneli i
Inspektimit pati pyetur në fillim
"menaxherët" se pse u shembën
ndërtesat. Përgjigjja qe: "I
përkisnin mafi es, qenë bërë me
para droge".
"Unë kam punuar si mjek
ligjor gjithë jetën. Kam parë hetuesi,
por kurrë si ajo e Panelit të
Inspektimit", - thotë Koka. "Më
pyetën për më shumë se pesë
orë, për gjithçka kisha bërë që kur
linda. Erdhën në shtëpi, kërkuan
të shohin edhe banjon".
Banorët thonë se do të vijojnë
të luftojnë për të drejtën e tyre.
"Ne jemi pronarë të ligjshëm.
Kjo tokë është trashëguar nga
prindërit te fëmijët për shumë
breza", - tha Bashkim Andoni.
"Ky vend është i yni dhe ne do të
luftojmë për të. Nëse nuk ia dalim
ne, fëmijët tanë do t‘ia dalin".

Berisha: "Inspection Panel" është i korruptuar

Paneli i Inspektimit është
korruptuar nga mafi a e betonimit
të bregut të Jugut". Ky
ishte komenti i Kryeministrit
Sali Berisha, dhënë mbrëmë në
një konferencë për shtyp. "Banka
Botërore ka bërë transparencën
e procesit ku merr të gjitha
përgjegjësitë e veta. Presidenti
i BB-së është një personalitet
i shquar dhe ka përcaktuar se
ai do të nxjerrë përgjegjësitë
për ata që kanë gabuar. Por ka
një moment: Ka një kohezion
të mafies së ndërtimit të Shqipërisë.
Qeveria ruan të drejtën
e ndjekjes deri në fund të hetimit
të këtij komisioni", u shpreh
Kryeministri. "Banka Botërore
bëri shumë mirë që qartësoi çdo
gjë, por qeveria do t‘i kërkojë
bankës të hetojë korruptimin e
‘Inspection Panel‘".
Sipas Kryeministrit, Banka
Botërore ka parashikuar në projekt
shkatërrimet e ndërtimeve pa
leje. "Ajo çfarë banka nuk parashikoi,
janë dëmshpërblimet.
Ky është një problem i bankës",
tha Berisha. Ai dha një përgjigje
indirekte ndaj kërkesës së BB
për kompensim të banorëve të
Jalit, duke deklaruar se një masë
e tillë mund të bëhet vetëm në
bazë të ligjeve të vendit dhe për
të gjithë qytetarët, duke përmendur
shembjen e disa shtëpive në
Tiranë në zonën e Maternitetit të
Ri, nga Bashkia e Tiranës. Sipas
tij, mbulimi mediatik i problemit
është një sulm i iniciuar nga Edi
Rama, media është e kontrolluar
nga mafi a "për të intoksikuar
hapësirën mediatike". Ai akuzoi
kryetarin e opozitës se "ka qenë
aksioner 40 për qind" në një fshat
turistik të projektuar për zonën
e Jalit.

LSI: "Të dëmshpërblehen banorët e Jalit"

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi dje që të zbardhet
skandali i Jalit dhe masakra e bërë me pronat
atje. Sekretari i përgjithshëm, Petrit Vasili, theksoi se
është e patolerueshme që edhe sot e kësaj dite nuk
kemi asnjë veprim konkret as nga ana e qeverisë dhe
as nga prokuroria shqiptare për të zbardhur të vërtetën
dhe përgjegjësit e saj. "Qëndrimi i qeverisë shqiptare
është absurd dhe i kompromentuar për sa kohë që ajo
bën të paditurin dhe vazhdon me një kokëfortësi të thotë
edhe me gojën e Kryeministrit se ky është një problem i
brendshëm i Bankës Botërore dhe gjoja klaneve brenda
saj", nënvizoi Vasili.

Ministria e Transporteve: Nuk jemi nën hetim

Ministria e Transporteve reagoi me një deklaratë
zyrtare ndaj vendimit të Bankës Botërore për të
pranuar konkluzionet e Panelit të Inspektimit. "Deklarata
e Bankës Botërore rikonfi rmon faktin që problemet
me projektin janë probleme të brendshme të Bankës
Botërore. Deklarata për shtyp sqaron qartësisht se
këto probleme kanë të bëjnë me përputhshmërinë,
me politikat dhe procedurat e vetë bankës qysh gjatë
konceptimit të projektit në vitin 2004 e në vijim dhe
aspak me çështje të lidhura me qeverinë e Shqipërisë
apo Zyrën e Koordinimit të Projektit", - tha ministria në
një deklaratë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›