E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gërdeci", nën akuzë edhe 14 zyrtarë

Drejtori i uzinës mekanike
në Gramsh, Fiqeret
Mato, dhe drejtori
i kombinatit mekanik
në Poliçan, Lavdi Shatro, kanë favorizuar
Mihal Delijorgjin për
sasinë e municionit që demontohej
në këto uzina. Dy zyrtarët
janë vënë nën akuzën e falsifikimit
të dokumenteve nga
Prokuroria e Përgjithshme, pasi
kanë falsifikuar raportet e hyrjedaljeve
të municioneve që çonte
Delijorgji në këto uzina për demontim.
Burime zyrtare nga
Prokuroria e Përgjithshme thanë
dje se u janë komunikuar akuzat
edhe shumë personave të cilët
dyshohen se kanë "ndihmuar"
pronarin e firmës "Albademil"
për demontimin municioneve
në fshatin Gërdec. Akuza për
shpërdorim detyre u është komunikuar
tre ish-anëtarëve të
komisionit të çmimit të fishekëve,
Rezart Teshana, Besin Dauti
dhe Agim Babameto. Për shpërdorim
detyre janë akuzuar edhe
katër anëtarët e komisionit të
kategorizimit të municioneve,
Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo
Mino dhe Fatbardh Kuçi. E
njëjta akuzë është komunikuar
edhe për katër anëtarë të komisionit
të kategorizimit të municioneve,
Zenun Cero, Hysni Cocka,
Hilmi Lacaj dhe Fahri Toska.
Drejtuesit e fabrikave
Drejtori i uzinës mekanike në
Gramsh dhe drejtori i kombinatit
mekanik Poliçan, janë paraqitur
dje në organin e Prokurorisë së
Përgjithshme, ku u është komunikuar
akuza e falsifikimit të dokumenteve.
Dyshohet se krerët
e uzinave kanë favorizuar kompaninë
"Albademil" për demontimin
e municioneve të rënda.
Ndërsa të gjitha procesverbalet
e municioneve i kanë falsifikuar
dhe i kanë paraqitur si
demontime të municioneve të
lehta. Prokuroria deklaron se në
këto uzina janë demontuar
predha të kalibrit të madh, ndërsa
janë raportuar si demontime
të municioneve të lehta nga titullarët.
Dje, Fiqeret Mata dhe
Lavdi Shatro janë marrë në pyetje
në lidhje me akuzat. Ata kanë
mohuar çdo parregullsi, duke deklaruar
se gjithçka është kryer
konform ligjit. Ndërkohë, prokuroria
deklaron se disponon dëshmi
dhe prova që vërtetojnë se në
Gramsh dhe Poliçan kompania e
Mihal Delijorgjit, i arrestuar pas
tragjedisë së Gërdecit, demontonte
predha të rënda. Krerët e
uzinave të demontimit të municioneve
i faturonin Delijorgjit,
nëpërmjet ryshfetit, më pak
detyrime.
Komisionet
e municionit
Burime nga Prokuroria e
Përgjithshme thanë dje pasdite se
anëtarët e komisioneve të çmimeve
për fishekët kanë favorizuar
firmën e Mihal Delijorgjit që të
vlerësonte më pak municionet që
demontoheshin në Gërdec. Për
këtë arsye, tre anëtarët Rezart Tërshana,
Besnik Dauti dhe Agim Babameto
janë vënë nën akuzën e
shpërdorimit të detyrës. Në të
njëjtën akuzë janë vënë edhe
anëtarët e komisionit të municioneve
të rënda. Prokuroria deklaron
se Gëzim Oshafi, Denis Hajdari,
Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuci
kanë vlerësuar më pak çmime për
municionet e rënda. Ndërsa
anëtarët e komisionit të kategorizimit
të municioneve Zenun Fero,
Hysni Cocka, Hilmi Lacaj, Dashnor
Çaushi dhe Fari Toska kanë futur
të gjitha municionet që ka dashur
Delijorgji në fabrikën e demontimit
në Gërdec. Burime nga
Prokuroria e Përgjithshme thanë
se dosja është në përfundim, ku
tashmë të akuzuar janë ish-drejtues
të lartë të ushtrisë dhe Ministrisë
së Mbrojtjes.

Personat nën hetim

Të pandehur it që iu është komunikuar akuza për shpërdorim
detyre nga Kodi Penal Ushtarak
Uzinat ushtarake
1.Fiqiret Mato, drejtor i uzinës mekanike Gramsh, për falsifikim
dokumentesh
2.Lavdi Shatro, drejtor i kombinatit mekanik Poliçan për falsifikim
dokumentesh
Komisioni i çmimeve për fishekët
1.Rezart Tërshana
2.Besnik Dauti
3.Agim Babameto
Komisioni i çmimeve të municioneve të rënda
1.Gëzim Oshafi
2.Denis Hajdari
3.Jorgo Mino
4.Fatbardh Kuçi
Komisioni i kategorizimit të municioneve
1.Zenun Fero
2.Hysni Cocka
3.Hilmi Lacaj
4.Dashnor Çaushi
5.Fari Toska

"Gërdeci", dy gjeneralë në prokurori

Zija Bahja dhe Shpëtim Spahiu, për herë të parë dëshmi si të pandehur

Për herë të parë, në cilësinë
e të pandehurit, dy gjeneralët
Shpëtim Spahiu
dhe Zija Bahja, të shkarkuar
nga ushtria pas tragjedisë së
Gërdecit, janë paraqitur në
Prokurorinë e Përgjithshme, ku
kanë dëshmuar për disa orë me
radhë. Rreth mesditës së djeshme,
gjeneralët i janë përgjigjur pozitivisht
fletëthirrjes së akuzës qendrore
për plotësim të dëshmisë së
mëparshme, ku u thirrën nën statusin
e personit nën hetim. Tashmë
të konsideruar nga prokuroria
si përgjegjës për shpërthimin e
datës 15 mars 2008, Bahja dhe Spa
hiu kanë sqaruar të gjithë rolin e
tyre mbi zhvendosjen e municionit
nga depot e armatimit të ushtrisë
drejt fabrikës së demontimit të municioneve
në Gërdec. Ata deklaruan
se kanë marrë urdhër nga zyrtarë
të ushtrisë dhe Ministrisë së
Mbrojtjes, të cilat ishin organet kompetente
për zhvendosjen e municioneve.
Ndërkaq, prokuroria ka
publikuar dje personat e tjerë
përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.
Mësohet se gjeneralët nuk kanë
pranuar asnjë nga akuzat e
prokurorisë. Madje deklaruan se
provat e prokurorisë do t‘i rrëzojnë
gjatë seancave gjyqësore. Burime
zyrtare
nga Prokuroria e Përgjithshme
thanë për gazetën se ish-ushtarakët
e lartë janë njohur dje edhe
me provat e akuzës ndaj tyre.
Hetuesit deklarojnë se kanë në
"dorë" urdhra dhe dokumente të
firmosura nga gjeneralët, të cilat
flasin për një zhvendosje municionesh
drejt bazës së Gërdecit.
Municionet merreshin nga repartet
ushtarake në të gjithë Shqipërinë.
Hetuesit deklarojnë gjithashtu
se nga përmbajtja e të gjitha
fakteve, konstatohet se ata kanë
shkelur detyrën dhe për këtë duhet
të përballen me akuzën e shpërdorimit
të detyrës si ushtarakë.
Ndërkohë, burime nga akuza deklaruan
se në prokurori do të thirren
të gjithë personat e marrë të pandehur
për tragjedinë e Gërdecit. Ata
do të merren në pyetje në cilësinë e
të pandehurit për shpërthimin e
fuqishëm më 15 mars 2008 në fshatin
ku humbën jetën 26 persona
dhe 300 të tjerë u plagosën. Hetuesit
e çështjes shtojnë se nuk përjashtohet
mundësia që në organin e
prokurorisë të thirren edhe ishshefi
i Shtabit të Përgjithshëm,
Luan Hoxha, dhe ish-ministri i
Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Disa ditë
më parë, Prokuroria e Përgjithshme
i komunikoi akuzën e shpërdorimit
të detyrës 15 personave. Ndërsa
dhjetëra të tjerëve mund t‘u ngrihet
akuza në seancat gjyqësore që
pritet të nisin shumë shpejt. Gjithsej,
sipas akuzës, deri tani janë
vënë nën akuzë 40 persona.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›