E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange, 1.5 milionë dollarë për autobiografi

Nga Express më 26 dhjetor 2010 në ora 19:28

Në intervistën për ‘The Sunday Times’, Assange deklaroi se paratë do t’i ndihmojnë për t’u mbrojtur nga akuzat e dy femrave nga Suedia, që e akuzojnë atë për dhunim.

"Nuk dua ta shkruaj atë libër, por më duhet. Deri tani kam shpenzuar 200,000 funta për shpenzime gjyqësore, dhe më duhet të mbrohem dhe të mbajë gjallë WikiLeaks’in”, theksoi Assange.
Australiani zbuloi se ka marrë 800,000 dollarë nga botuesi amerikan, Afred Knopf, dhe ka nënshkruar një kontratë edhe shtëpinë botuese britanike Canon Gate, në vlerë prej 380,000 eurosh. Ai po ashtu shtoi se pret që të ardhurat e përgjithshme nga libri autobiografik të jenë diku ndërmjet 1.1 dhe 1,2 milionë funta.

Pas botimit të dhjetëra-mijëra depeshave të diplomacisë amerikane, Assange po përballet me probleme që lidhen me financimin e WikiLeaks.
Kompaniyë si Visa, Mastercard dhe Pay Pal, që shërbejnë për pagesë nëpërmes internetit, tashmë i kanë bllokuar donacionet dedikuar për WikiLeaks, për ç’shkak Assange ato i ka quajtur “instrumente të politikës së jashtme amerikane”.
Banka Amerikane, gjithashtu i ka ndërprerë të gjitha transaksionet që anë lidhje me WikiLeaks.
Deri më tani WikiLeaks ka publikuar rreth 250,000 depesha sekrete të diplomacisë amerikane, për ç’shkak SHBA po shqyrtojnë mundësinë për ngritjen e një padie kundër Assange.

Assange, i cili nga burgu britanik është liruar më 16 dhjetor, pasi që kishte paguar kaucionin prej rreth 200,00 funtash, aktualisht po lufton kundër ekstradimit të tij në Suedi, ku e pret një akuzë tjetër, për keqtrajtim seksual.
Ai momentalisht po qëndron tek një mik i tij në lindje të Anglisë, sepse njëri prej kushteve për lirimin e tij nga burgu ishte që t’i lajmërohet policisë për çdo ditë, dhe që me vete të bartë kartelën elektronike për përcjelljen e tij.
Më 7 shkurt pritet të mbahet një seancë e re në Gjykatën e Londrës, gjatë së cilës do të sillet vendimi përfundimtar për ekstradimi e Assange në Suedi, ose jo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›