Gjykata shqyrton imunitetin e Berlusconit
Gjykata Kushtetuese në Itali ka çelur një seancë dëgjimore në lidhje me një ligj, që e mbulon kryeministrin Silvio Berlusconi nga çdolloj paraqitjeje në gjyq në rastin e ndonjë akuze, për sa kohë që është i veshur me imunitetit e kryeministrit.
Ligji i cili hyri në fuqi në muajin mars edhe pse u kundërshtua shumë dhe hapur, i ndalon procedimet e gjykatës për 18 muaj jo vetëm në rastin e kryeministrit, por të të gjithë parlamentarëve e dhe njerëzve që kanë imunitet.
Tani, Gjykata Kushtetuese duhet që të marrë një vendim brenda kësaj jave në lidhje me vlefshmërinë e këtij ligji. Nëse ata do ta rrëzojnë ekzistencën e ligjit, atëherë Berlusconi do të përballet menjëherë me gjyqet për akuza nga më të ndryshmet, e të cilat i janë ndërprerë pikërisht për shkak të miratimit të ligjit të kontestuar.
Ai akuzohet për ryshfete, për korrupsion dhe mashtrime tatimore. Berlusconi i ka mohuar të gjitha akuzat dhe i ka akuzuar nga ana tjetër gjykatësit që janë treguar të njëanshëm ndaj tij dhe të frymëzuar nga politika.
Kur ligji që “shpëtoi” Berlusconin nga paraqitja në gjyq u miratua, një pjesë e madhe e parlamentarëve italianë e quajtën atë “turp” dhe sipas kritikëve ai ishte një ligj që u shkonte për shtat bëmave dhe veprimeve të Berlusconit.