Verona, shkatërrohet banda shqiptare e shpërndarjes së drogës
4 shqiptarë janë arrestuar në Verona të Italisë me akuzën e shpërndarjes së drogës në sasi të mëdha. Grupi, në përbërje të së cilit ishin dhe dy afrikanë shiste drogën në Verona dhe rrethinat e saj, por dhe në gjithë veriun e Italisë. Droga transportohetj e fshehur në tapiceritë e automjeteve të rënda.
Organizata drejtohej nga 39 vjecari Fuar Beqiri, në bashkëpunim me të
shoqen Feruzen dhe kushëririn Hasim Beqiri. Në kuadër të operacionit,
janë sekuestruar gjithashtu edhe rreth 12 kilogram heroinë e pastër,
vlera e së cilës në treg kapte shifrën 500 mijë euro. Lënda narkotike u
gjet në banesën e një tjetër gruaje shqiptare, Shpresa Idrizi.
< I mëparshmi