E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata regjistron kerkesen e Lulzim Berishes

Kerkesa e te pandehurit Lulzim Berisha, i cilesuar si kreu i "Bandes se Durresit", per perjashtimin e gjyqtarit qe po gjykon ceshtjen e tij, do te gjykohet nga gjyqtari Sander Simoni. Seanca e pare do te zhvillohet ne daten 15 ku edhe do te vendoset nese do te ndryshohet apo jo trupi gjykues qe po gjykon "Banden e Durresit". Shkak per ndryshimin e gjyqtarit Gurali Brahimllari u be pikerisht vendimi per paraqitjen e provave nga ana e mbrojtesit te tij avokati Arben Qeleshi. Ne vendimin e lexuar dy dite me pare ne kete gjykate, trupi gjykues nuk permende ne asnje moment nese rrezonte apo jo provat e mbrojtjes qe do te paraqiste ne seancat gjyqesore per te provuar pafajesine e klientit te tij. Ndryshimi i trupit gjykues eshte bere edhe disa here te tjera nga ana te pandehurve te tjere, si Endit Dokle apo Kujtim Buna. Te gjitha kerkesat jane rrezuar nga gjykatesit te cilet i kane shqyrtuar ato pasi jane cilesuar si te pabazuara ne ligj. Avokati mbrojtes i Lulzim Berishes do te paraqese si prove kunder gjykatesit Brahimllari, procesverbalin e dates 22 tetor, dite ku edhe u zhvillua seanca e radhes ne ngarkim te 17 anetareve te "Bandes se Durresit" si dhe kerkesat e dorezuara ne gjykate per provat, per te cilat gjykata nuk ishte shprehur ne vendimin e saj. Mbrojtja e Berishes e ka cilesuar gjykaten te njeanshme per kete kerkoi edhe ndryshimin e turpit gjykues dhe zevendesimin e tij me nje tjeter. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›