Teuta e Kamza, beteja e fundit për një biletë
Pas ndeshjeve të pesta në grupe, ka mbetur vetëm një vend bosh në grupin C, pasi 7 skuadrat e tjera janë kualifikuar
Faza e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë tashmë duket se e ka marrë formën e saj edhe pse nuk kanë përfunduar ende ndeshjet në grupe. Në Grupin A, Tirana dhe Laçi janë të kualifikuarat mes 8 ekipeve më të mira të këtij aktiviteti. Skuadra bardheblu shënoi fitoren e pestë duke mundur në sfidën e radhës Shkumbinin në fushën e këtij të fundit me rezultatin 3-2 dhe është e vetmja skuadër me pikë të plota. Në ndeshjen tjetër, Laçi barazoi me Apoloninë 0-0, por kjo pikë i mjaftoi kësaj skuadre për të siguruar vendin e dytë. Grupi B është i vetmi që ka ende dyshime për përcaktimin e skuadrave të kualifikuara. Në të vërtetë, të gjitha pikëpyetjet janë për vendin e dytë që do të diskutohet mes Teutës dhe Kamzës, megjithëse Pogradeci akoma nuk mund të përjashtohet. Flamurtari u kualifikua si skuadra kryesuese edhe pse në javën e pestë barazoi me Kamzën 0-0, ndërsa Teuta shënoi fitoren e parë duke mundur Pogradecin 2-0. Në Grupin C, të kualifikuarat për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë janë Skënderbeu dhe Kastrioti. Skuadra korçare mundi në ndeshjen e radhës Besën me rezultatin 3-0 duke u ngjitur edhe në krye të grupit me 12 pikë. Ndërsa Kastrioti barazoi me Luftëtarin në Gjirokastër 3-3 dhe mban vendin e dytë me 10 pikë.
Grupi A
Laçi – Apolonia 0-0
Shkumbini – Tirana 2-3
Renditja
Tirana 5 15
Laçi 5 8
Apolonia 5 4
Shkumbini 5 1
Grupi B
Flamurtari – Kamza 0-0
Pogradeci – Teuta 0-2
Renditja
Flamurtari 5 10
Teuta 5 6
Kamza 5 6
Pogradeci 5 4
Grupi C
Luftëtari – Kastrioti 3-3
Skënderbeu – Besa 3-0
Renditja
Skënderbeu 5 12
Kastrioti 5 10
Luftëtari 5 7
Besa 5 0
Grupi D
Dinamo – Bylis 1-2
Vllaznia – Elbasani 3-1
Renditja
Vllaznia 5 13
Bylis 5 13
Elbasani 5 3
Dinamo 5 0