Dështon tryeza. Petruci: Calciopoli djeg ende
Nuk pati tym të bardhë, madje as nuk u ndez gjë. Këtë e pranon Xhani Petruci, president i Komitetit Olimpik Italian, njeriu që tentoi të gjente rrugën e duhur për të qartësuar klimën përqark futbollit italian, që ende nuk ka dalë nga tunelet e Calciopoli-t. “Një tentativë, që nuk solli gjë” thonë numri një i sportit Italian, që kërkon të shmangë fjalë si dështim apo humbje, sepse sidoqoftë “u diskutua, ndonëse interesat ishin të ndryshëm”. Interesi që është po ai: Calciopoli dhe gjërat përqark saj. Sidomos punimet e drejtësisë sportive asokohe, në vitin 2006, kur shpërtheu skandali. Shkurt, titulli i vitit 2006 që iu dha Interit në tavolinë dhe paaftësia e këshillit federal për të vendosur për këtë çështje. Argumentet kanë qenë gjithnjë këto, ndonëse u shpresua që gjërat mund të shkonin përpara.