Totti: Do të qëndroj te Roma

Francesco Totti, legjenda e gjallë e Romës ka siguruar tifozët se ai do të qëndrojë në klub, pavarësisht kritikave të drejtuara ndaj tij.
“Unë mund të konfirmoj se jam ofenduar në rrugë, nga njerëz që nuk ishin tifozë të Lazios, por mund ta qetësoj situatën: Unë do të qëndroj te Roma”, theksoi Totti.
Së fundmi ishin drejtuar kritika të ashpra drejt Tottit se nuk është serioz me ekipin dhe se nuk po e merr rolin e liderit në krizën e madhe që ka kapluar klubin romak.