Çudia: Në Tokio nuk e njohin… Andres Injestan!
“Askush nuk më njeh, kjo është fenomenale”, ka shkruar Andreas Injesta në faqen e tij personale në Facebook dhe Twitter. Mesfushori katalanas ka mbetur sa i habitur, aq edhe i lumtur që nuk e kanë njohur njerëzit nëpër rrugët e kryeqytetit japonez, Tokio. “Jam i kënaqur që një ditë të vetme në jetën time nuk m’u vërsul njeri”, ka shkruar Injesta në rrjetet sociale të internetit, duke postuar edhe një foto derisa ishte duke u shëtitur nëpër Tokjo në metro. Barcelona luan nesër në me skuadrën nga Katari, Al Sadd, në gjysmëfinalen e kampionatit botëror për ekipe, ndërsa trajneri Pep Guardiola u ka dhënë lojtarëve ditë të lirë, pas triumfit të madh në “El Classico”. Ndërkohë Santosi ka arritur finalen e madhe pasi ka mposhtur në gjysmëfinale 3-1 japonezët e Kashiva Rejsolit