E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato në flakë: Ronaldo dhe Vija pranë largimit

Duket e pabesueshme, por të përditshmet sportive “Marca” dhe “Sport”, kanë hapur faqen e tyre të parë pikërisht me dy tituj kushtuar lojtarëve në fjalë. Në fakt, gazeta madrilene e ka me sulmuesin spanjoll. Sipas “Marca”, David Vija është në shitje dhe ka shumë treg. Çelsi, Liverpul dhe Aston Vila janë të gatshëm të bëjnë çmendurira ekonomike për “El Guaje”. Por nëse në Madrid merren me Barcelonë, në Katalonjë merren me Realin. “Kristiano mendon të largohet”, shkruan “Sport”, që më pas plotëson idenë e saj “është i mërzitur me të tërë, përfshirë dhe Murinjon, pasi nuk e kanë mbrojtur. E ka kuptuar se duke qëndruar në Madrid po humbet prestigjin dhe se Reali nuk i garanton tituj. Mançester Siti e ka bërë gati terrenin dhe është i gatshëm të paguajë shumën që nevojitet”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›