Një hipokrit shqiptar në Kinë
Andis Harasani
Pak kohë përpara zgjedhjeve të 22 marsit 1992, drejtuesi i opozitës që kërkonte të merrte pushtetin në Shqipëri, organizoi një miting vërtet të veçantë. Jo në sheshe apo rrugë të çfarëdoshme, siç bënte rregullisht në ato vite dhe në vitet që e pasuan. Mjeshtri i madh i ulërimës publike, i kishte mbledhur njerëzit e tij përpara ndërtesës së Ministrisë së Jashtme, në breg të Lanës, nën parullën e pabesueshme: “Li Pen qen”. E para dhe ndoshta e fundit protestë e organizuar në Shqipëri përpara institucionit që sot drejtohet nga Lulëzim Basha.
Li Pen (Li Peng në anglisht), në atë kohë ka qenë kryeministër i Republikës Popullore të Kinës në vitet 1989-1998 dhe në ato ditë, ishte planifikuar të priste një delegacion zyrtar qeveritar nga Shqipëria. Një nga të parët mbas prishjes së marrëdhënieve që komunistët shqiptarë dhe ata kinezë kryen edhe formalisht në vitin 1978. Vizita për jashtë u anulua nga protestat e brendshme dhe organizatori i saj, Sali Berisha, ishte shfaqur i kënaqur atëherë duke konsideruar se kishte korrur një fitore politike mbi kundërshtarët e tij. Vetëm 17 vjet më pas, situata ka ndryshuar. Ka ndryshuar mikpritësi kinez, por në krah të tij është pikërisht Sali Berisha, i vetëshpallur si antikomunisti më i madh i këtij vendi, rajonit e më gjerë, që nga koha e Revolucionit leninist të Tetorit në Rusi. E nëse një përcaktim i tillë do të kishte shumë kritikë që nuk do të ishin dakord me të, besoj se të gjithë do të binim dakord që hipokrizia e kryeministrit tonë është një kulm që nuk gjen kund rivalë.
Jo vetëm për faktin se ai vetë ka qenë një komunist 24 karatësh në kohën e marrëdhënieve të mira shqiptaro-kineze dhe në kohën e dashurisë së Hoxhës me Maon.
Jo vetëm për faktin se edhe për shkak të kujtesës së tij të fortë, edhe sot është në gjendje të recitojë përmendësh dhjetëra citate të kryetarit Mao.
Jo vetëm se ëndërron jetëgjatësinë e tij politike.
Jo vetëm se është thjesht i pandryshueshëm dhe çfarë pështyn njëherë, nuk e ka problem ta risjellë dhe njëherë në mes të nofullave të tij.
Ai është hipokrit për të gjitha këto arsye të marra së bashku; është hipokrit me gjithë të tjerët jashtë tij, hipokrit me mikpritësit e tij në Pekin, ai është hipokrit edhe me veten në çdo rast, kur gënjeshtrën që thotë, e thotë për hir të pushtetit të tij personal. Nëse ka pasur një autor ftohja e marrëdhënieve me Kinën, kur duhej të ndodhte krejtësisht e kundërta, ky është padyshim Sali Berisha. Edhe tentativat herë të ndrojtura dhe herë të forta të maxhorancave të djeshme socialiste për të ndërhyrë pozitivisht në këto marrëdhënie, kanë qenë gjithmonë të kompleksuara pikërisht nga reagimi i këtij njeriu.
Zoti Berisha, njëlloj si në Lojërat Olimpike të Pekinit vjet, bëri deklaratën surprizë mbi meritat e përbashkëta që ka partia komuniste kineze në Azinë e Largët dhe ajo demokratike në Ballkanin tonë të thellë. Një pohim gjysmë i vërtetë që ka të bëjë me ruajtjen e epitetit komunist për një parti që hapi realisht vendin ndaj kapitalizmit dhe një pohim gjithashtu gjysmë i vërtetë për një parti që mban epitetin demokratike dhe në fakt është në thelbin e saj po ajo organizatë komuniste si partia në të cilën Berisha militoi çerek shekulli.
Në Kinë, Berisha i bëri të tëra. U ngjit në Mur, lëshoi deklarata të pakuptueshme, bëri shaka bajate me situatën në vend, premtoi zona të lira ekonomike, u fal në tempull budist, hodhi tullumbace majtas dhe djathtas, a thua se ishte në mbledhjen e grupit të tij parlamentar, ku një pjesë e deputetëve të tij nga halli e pjesa tjetër nga malli, e dëgjojnë pa bërë zë. Foli dhe për Kosovën dhe njohjen ende të munguar të saj nga Kina. Do të fliste edhe për teknikat e ndërtimit të Murit të Madh po t’ia kërkonin, do të fliste në të njëjtën mënyrë dhe për recetat e famshme të kuzhinës kineze. Megjithatë, tha dhe një të vërtetë që ndoshta e ka pasur seriozisht dhe ndoshta do ta bëjë seriozisht shumë shpejt: do të rikthehej në Kinë si turist. Mund ta bëjë një gjë të tillë menjëherë mbas qershorit të këtij viti. Për herë të tretë brenda një viti. Por me një ndryshim: atëherë do të kuptojë se mikpritësve të tij kinezë, “pronarë” të kësaj superfuqie të re ekonomike të botës, kësaj superfuqie të vjetër të mendimit filozofik e kulturor, është e vështirë t’u shesësh hipokrizinë si dashuri, gënjeshtrën si politikë, servilizmin si partneritet, hesapin e vogël individual si vullnet të të gjithës. Berisha shkoi në Kinë pikërisht me këto lloj hesapesh. Duke na bërë ne qesharakë ndaj partnerëve tanë në Azinë e Largët. Fatmirësisht, ata e dinë mirë se Berisha nuk është Shqipëria dhe se nesër, do të mirëpresin pensionistin turist, si çdo tjetër të tillë, duke ndarë seriozitet në marrëdhënien e miqësisë së rigjetur. Të një miqësie popujsh që duan paqe, që duan mirëqenie dhe respektojnë njëri-tjetrin. Edhe pse janë në dy skaje të një bote tashmë fare të vogël.