At Zef Pllumi 2 vjet nga ikja Shih video This text will be replaced var so = new SWFObject('video/player.swf','mpl','320','276','9');
Është thuajse e pamundur të njohim sërish një njeri të tillë të rrallë, që tërë jetën e vet ia kushtoi një ideali, atij më të lartit, për të cilin sakrifikoi dhe vuajti plot 28 vjet në burgjet komuniste pa tradhëtuar në asnjë çast zhgunin e vet. Mbushen plot dy vjet nga ikja përjetë e At Zef Pllumit, njeriut simbol të rezistencës antikomuniste që arriti të buzëqeshë për përmbysjen e saj, që frati françeskan, në një intervistë të tre viteve më parë rrëfeu se ishte momenti më i lumtur i jetës pas errësirës gjysmëshekullore.
Ishte pikërisht besimi që nuk vdiq kurrë edhe nën torturë ai që e bëri At Zefin, një njeri të rrallë, të paarritshëm në ditët tona.
Aurel Plasari “Me mungesën e tij edhe një dimension tjetër mjaft i rëndësishëm, jo i shpërfillshëm do fillojë të shfaqet gjithnjë e më shumë për mbasardhësit, me njerëzit që kemi patur fatin ta njohim, por në veçanti edhe për ata që s'kanë patur fatin ta njohin, modeli i tij njerëzor, modeli intelektual dhe moral i një njeriu që është i bindur në idealet e veta, që është i fiksuar në synimin dhe luftën për lirinë, dhe që horizontin e lirisë e ka horizontin më të lakmuar dhe të vetëm të jetës së tij, për të cilin është gati të flijohet dhe të sakrifikojë. Është rast i rrallë në kulturën shqiptare që idealet e një personi, modeli moral që ai ofron të përputhet në këtë mënyrë me veprën që ai ka lënë, një shembull i lakmueshëm dhe nuk është aq lehtë i arritshëm për cilindo pasardhës të tij.”
Kush e ka njohur nga afër nuk mund të mos e ndërmendë për kujtesën e tij të fortë, mençurinë dhe buzëqeshjen sëmbuese. Por, ajo çka do mbetet gjithnjë është vepra që At Zef Pllumi e la të shkruar si një trashëgimi për brezat e rinj.
Aurel Plasari “Si një njeri i veçantë, një njeri i rrallë pati zgjuarsinë dhe inteligjencën që në vitet e fundit të jetës, gati një dhjetëvjeçar e gjysmë që jetoi në liri t'ia kushtonte veprës së tij, dëshmisë së shkruar, historisë së Shqipërisë që ai jetoi dhe njëkohësisht krahas veprimtarive të tjera ishte i vëmendshëm për impaktin publik që duhet të kishin të vërtetat historike, përshkrimi i historisë së Shqipërisë moderne të periudhës para komuniste, komuniste dhe paskomuniste, brezat që do të vijnë më mbas. Për brezat që nuk e kanë njohur dhe do njohin veprën e tij, do të jetë një nga dëshmitë jashtë të zakonshmes, dëshmi unikale, njohja që ai la të dëshmuar dhe të shkruar.”
Kjo përputhje befasuese e veprës së tij me modelin njerëzor, moral, e bën klerin Katolik, që vitet e fundit të jetës i kaloi sërish në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit pranë fretërve të tjerë të urdhrit, njeriun më të rrallë të Shqipërisë moderne, që mbërriti të jetojë kapërcyellin e jashtëzakonshëm të shekullit të 20-të në atë të 21-të, duke na ngulitur edhe më shumë në mendje se një njeri të tillë të rrallë nuk jemi të sigurt nëse do kemi fatin të njohim sërish gjatë jetës sonë.