At Zef Pllumi rikthehet në Tiranë
Pagëzohet shkolla më e re në kryeqytet, me emrin e një prej figurave më të shquara të letrave shqipe, At Zef Pllumi. Me një fond prej 1 270 464 eurosh, Bashkia e Tiranës bëri të mundur ndërtimin e kësaj shkolle krejtësisht të re, në zonën pranë Kopshtit Botanik. Ndërtimi i saj u bë i mundur, falë një kredie të Bankës së Këshillit të Evropës (CEB). Ajo shtrihet në krahun perëndimor të rrugës "Komuna e Parisit" dhe përfshihet në Njësinë Bashkiake Nr. 5. Kjo shkollë, e ndërtuar sipas parametrave bashkëkohorë, është një godinë katërkatëshe, ku janë akomoduar rreth 650 nxënës, por kapaciteti i saj është për 900. Shkolla ka një sipërfaqe ndërtimi totale prej 4800 m2. Numri i klasave është 26, me 11 laboratorë dhe kabinete. Biblioteka do të shërbejë jo vetëm si një arkiv librash, por edhe si sallë leximi, me një literaturë të posaçme për sistemin 9-vjeçar. Bashkia e Tiranës do të dhurojë 500 libra jashtëshkollorë, me karakter edukativ, artistik, didaktik për ta pasuruar këtë bibliotekë. Shkolla ofron hapësirë të mjaftueshme edhe për shërbimet mjekësore, si dentistë, psikologë etj.
Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, në ceremoninë e inaugurimit të kësaj shkolle theksoi rëndësinë e figurës së shquar të At Zef Pllumit. Kryebashkiaku Rama tha se: "Jemi këtu për të inauguruar këtë shkollë të re, por më shumë akoma për t‘i vënë emrin e një njeriu shumë të madh". Sipas tij, ëndrrat mund të realizohen vetëm në lirinë për të cilën jetoi dhe shkroi At Zef Pllumi, prandaj të gjithë së bashku, ne jemi sot krenarë që shkolla juaj, mban këtë emër të madh. "Ta gëzoni këtë shkollë të re dhe bëni gjithçka që së bashku ta mirëmbani dhe të jetë një vend ku të mësohet e të jetohet si në Evropën ku ne të gjithë bashkë duam të arrijmë dhe ku jo shumë larg do të jemi qytetarë e qytetare të saj, me të drejta dhe liri të barabarta si të gjithë të tjerët", tha Rama.