La Prealpina në Tiranë me "Bëje vetë ti"
La Prealpina është një kompani lider në sektorin e brikolage, grupi më i rëndësishëm në Veri-Perëndim me 13 pika shitjeje të ndara në 3 rajone. Këtë vit, La prealpina feston dy evente, 20- vjetorin e hapjes së të parës "Bëje vetë Ti" qendër dhe hapjen e kësaj qendre në Shqipëri. Origjina dhe eksperienca i kanë rrënjët më të thella, kompania edhe më parë i dedikohej importit dhe punimeve të drurit me vlerë. Më 1988, vëllezërit RON hapën një qendër Bricolage, ose Fai da Tè, apo "Bëje vetë Ti", duke u nisur nga ideja që duhet të ofronin mundësinë për të gjithë banorët e rrethinave të qytetit të Torinos, dhe turistëve që të dielën e kalonin në shtëpitë e tyre të dyta, të kenë një qendër ku mund të gjenin gjithçka që u duhej për shtëpinë dhe kopshtin, punët, natyrisht duke u nisur nga druri. Lindi kështu La Prealpina, qendra e "Bëje vetë Ti", dyqani i parë i zinxhirit që u shtri më pas në Valle D‘Aosta, Piemonte dhe Liguria të Italisë. Sot, mbas 20 vjetësh, La Prealpina mban 13 pika shitjeje të shpërndara në veri të Italisë, një magazinë logjistike dhe një qendër drejtimi ku ndodhen të gjitha zyrat administrative, tregtare dhe marketing. Sot, si atëherë, La Prealpina është gati për t‘u rinovuar dhe zbuluar tregjet e huaja të reja. Kjo hapje e re u bë dje më datë 14 Nëntor në Tiranë, në ambientet e Qendrës Tregtare "Casa Italia", qendra që sot feston 1-vjetorin e saj dhe që është ajo që ka ditur të japë nivelin e duhur të produkteve italiane, duke përfshirë marka nga me të rëndësishmet. Në fjalën e tij, Giulio RON thotë se ndihet: "I EMOCIONUAR, sepse vetëm sot po kuptoj që qendra e re e shitjes është përtej Adriatikut në këndvështrimin e Italisë. KRENAR, sepse kjo do të thotë që jemi ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha jemi të parët ndërkombëtarë italianë në këtë sektor. Kur të na njihni më mirë, do të zbuloni që kemi shumë aspekte në të cilat mbajmë vendin e parë në sektorin tonë dhe jo vetëm, karta e anëtarësimit-superdhurata, maskota Teodoro, prerje e drurit falas etj., etj., të gjitha që do t‘i zbuloni gjatë kohës që do na frekuentoni. La Prealpina impenjohet për të afirmuar markën italiane në fushën e brikolage me një shumëllojshmëri produktesh marke me cilësi të garantuar, produkte sipas shijes së tregut italian. Dyqani me 2000 m2 ku janë ekspozuar produktet, është i organizuar nga departamente të ndryshme merceologjike të "Bëje vetë Ti", vegla pune, aksesorë metalikë, vida, buloneri, ndriçim, mobilie druri, kopshtari... me hapësira të gjera të dedikuar promovimit dhe mundësisë për të zgjedhur mbi 25 000 artikuj për rinovimin e shtëpisë suaj.