Pesëfishohet numri i të prekurve nga diabeti
Jeta sedentare, mungesa e aktivitetit gjatë ditës, ushqimet me yndyrë, sheqerna dhe pa vlera ushqyese janë ato të cilat e kanë rritur numrin e të sëmurëve me diabet, njëkohësisht edhe numrin e pacientëve me obezitet. Shefi i endokrinologjisë, Feçor Agaçi, ka raportuar dje, në ditën botërore të diabetit, se shifrat e të prekurve nga kjo sëmundje janë pesëfishuar krahasuar me të dhënat e vitin 1985. Rastet e pacientëve diabetikë dhe obezë janë në rritje jo vetëm në vendet e industrializuara, por edhe në vendin tonë. Pas viteve 1990, atëherë kur u futën me shumicë produkte të shumëllojshme, vlera ushqyese e të cilave nuk mund të "matet" dhe kontrollohet rregullisht nga strukturat laboratorike, u "shumuan" edhe pacientët me sëmundjen e sheqerit, apo me probleme të metabolizmit për të rënë nga pesha.
Por jo vetëm të rriturit, edhe një pjesë e madhe e fëmijëve të lindur në kohën e demokracisë, kanë probleme me mbipeshën, diabetin, obezitetin. Kjo, si pasojë e mungesës së një diete të shëndetshme dhe kontrollit të vlerave të ushqimit nga prindërit e tyre. Dje, në konferencën kombëtare të pediatrisë, mjekët e fëmijëve u kanë bërë thirrje prindërve të tyre për të kontrolluar dietën e fëmijëve dhe për t‘i rritur ata në mënyrë të shëndetshme, pa stimuluar blerjen e gjithfarëlloj produkteve në tregjet e ushqimeve. "Nëse në vitin 1985, diabeti kapte 0.8 për qind të popullatës në përgjithësi për të gjitha grupmoshat, tashmë ka arritur pothuajse në 4 për qind, që është një rritje pothuajse e pesëfishuar", tha shefi i endokrinologjisë, Feçor Agaçi.
Sipas tij, shqetësuese është rritja e shifrave të sëmundjes së diabetit te fëmijët, e cila mendohet të jetë rreth 1 mijë.
Një person me diabet rrezikon shikimin, azoteminë në veshka, infarkte miokardi, dëmtime në tru. "Diabeti godet kudo, çdo organizëm, organ, sistem dhe çon në invalidizëm, kjo do të thotë që njerëzit edhe vdesin para kohe", sqaruan dje mjekët.
Arsyeja kryesore e shfaqjes së sëmundjes së diabetit është ndryshimi i mënyrës së jetesës, ku njerëzit ushqehen shumë, lëvizin më pak, por kanë dhe strese psiko-emocionale negative.
Obeziteti është një tjetër shkaktar kryesor i diabetit, duke bërë që personat mbipeshë të jenë më të rrezikuar prej tij. Të riskuar nga kjo sëmundje janë gjithashtu ata persona që e kanë të trashëguar diabetin, si dhe ata me hipertension, gratë që kanë lindur fëmijë me peshë mbi 4 kilogramë, personat me yndyra të larta në gjak dhe ata që kanë infeksione të shpeshta të lëkurës.