E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ata ishin katër...



Drejtues Fatos Xhani

Fatos Xhani, deri dy ditë më parë, ishte një nga drejtuesit e lartë të Policisë për operacionet e antidrogës, ndërsa sot ai është një nga Dëshmorët e Kombit. Pas një karriere relativisht të gjatë nën uniformën blu, Xhani kishte fituar jo vetëm besimin e eprorëve të tij, por edhe gradën “Drejtues”. I përkiste datëlindjes 1978, i martuar, me dy fëmijë, me arsim të lartë policor. Karriera e tij datonte në vitin 2000 në Drejtorinë e Policisë së qarkut Elbasan. Nga viti 2000-2003 ka punuar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, 2003-2007 në Policinë e qarkut të Durrësit, shef i Sektorit të Luftës Kundër Drogës. Nga viti 2007 Xhani ishte shef i Sektorit të Operacioneve Speciale në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Departamentin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kryeinspektor Kastriot Feskaj

Pas gradës “Kryeinspektor”, Kastriot Feskaj dje u kthye në Dëshmor Kombi. Pas gjithë atyre operacioneve të suksesshme, operacioni i fundit i kushtoi jetën atij bashkë me tre kolegët. I lindur në vitin 1967, ish-polici ishte martuar dhe kishte një fëmijë. Me arsim të mesëm karriera e tij nisi si punonjës policie i nivelit zbatues në vitin 1998, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga viti 1998 deri sot ai ishte në funksionin si polic i nivelit zbatues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në strukturat e hetimit të krimit. Feskaj ishte një nga viktimat e bilancit tragjik të dy ditëve më parë teksa u përballën me një nga eksponentët të botës së krimit në vendin tonë.

Kryeinspektor Saimir Duçkollari

Dëshmori Saimir Islam Duçkollari mbante gradën “Kryeinspektor”. Duçkollari la pas jo vetëm bashkëshorten e tij, por edhe dy fëmijë. I përkiste datëlindjes 1977 dhe ishte me arsim të mesëm. Titulluar punonjës policie i nivelit zbatues në vitin 1998, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga viti 1998 deri sot punonjës policie i nivelit zbatues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në strukturat e hetimit të krimit.

Kryeinspektor Altin Idriz Dizdari

Dëshmori Altin Idriz Dizdari, me gradën “Kryeinspektor”, i datëlindjes 1977, i martuar, me një fëmijë, me arsim të mesëm. Ka marrë titullin punonjës policie i nivelit zbatues në vitin 1999, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga viti 1999 deri sot punonjës policie i nivelit zbatues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në strukturat e hetimit të krimit. Gjatë viteve të punës si punonjës policie në strukturat operacionale, Dizdari ka qenë aktiv në operacione të shpeshta me shkallë të lartë rreziku. Në këto vite pune ai ka qenë pjesë aktive në vendosjen e rendit dhe sigurisë publike.

10 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›