Karrige në mes të rrugës për parkim automjeti
10/08/2009 Pronarët e lokaleve dhe bizneseve të ndryshme zënë hapësirat me mjete rrethanore
Kaos në trafik në qytetin e Durrësit. Vendorët transferojnë përgjegjësitë
DURRES- Zënia e vendeve për parkim në anë të rrugëve brenda qytetit të Durrësit dhe në zonën e Plazhit ka sjellë kaos në mënyrë të përsëritur në trafikun rrugor. Pronarë të bizneseve apo punonjës të firmave dhe aktiviteteve private nxjerrin në anë të rrugës, para lokalit të tyre, karrige apo pengesa të ndryshme duke ngushtuar në mënyrë të theksuar qarkullimin e mjeteve. Bashkia dhe sektori i qarkullimit rrugor pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut në Durrës kanë kaluar përgjegjësinë sa tek njëri, tek tjetri institucion. Në bashki është pranuar shqetësimi qytetar, por edhe i familjarëve që kanë banesat në anë të rrugës, por kanë bërë të ditur se policia e tyre bashkiake nuk mund të veprojë në raste të tilla. Janë dhjetëra lokale, dyqane veshmbathje, restorante, bare, pika lotoje, agjenci të ndryshme, deri tek fast-food dhe byrektore që nxjerrin dy apo më shumë karrige duke i vendosur në një distancë 2-3 m larg njëra-tjetrës. Kjo hapësirë mjafton për të ruajtur vendin që duhet për përkimin e mjetit të personave që kanë lokale në anë të rrugës. Vendosja e pengesave të tilla disa herë është bërë burim aksidentesh pasi pengesat janë vendosur deri në 1.5 m larg nga trotuari. Gjithnjë sipas bashkisë numri i subjekteve që ka marrë leje parkimi është shumë i vogël dhe në raste të tilla të gjithë përfituesit kanë vendosur edhe tabelë përkatëse. Për bashkinë kanë marrë leje për parkim mjetesh në anë të rrugës disa banka me aktivitet në Durrës dhe fare pak subjekte private. Kanë qenë shumë qytetarë të cilët kanë ngritur zërin tek njësia e qeverisjes vendore, por kanë dalë që andej pa ndonjë përgjigje konkrete. Edhe sektori i qarkullimit rrugor nuk e ka marrë përsipër vendosjen e normalitetit duke kërkuar që në raste të tilla ndërhyrja e bashkisë përbën detyrim të përcaktuar edhe në ligjin për funksionimin e pushtetit lokal. Vetëm në Plazhin e Durrësit popullata në sezonin e verës është më shumë se 8-fishuar krahasuar me numrin e popullsisë që ka lagjja numër 13. Pikërisht një dyndje e tillë pushuesish e ka bërë të rënduar fluksin e automjeteve në rrugë si dhe pamundësinë e parkimit në anë të rrugës. Por në jo pak vende vëren se në mënyrë abuzive bizneset bllokojnë në mënyrë të qëllimtë trotuarin si dhe sjellin vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Xh. Gradica