BE: Keni shanse per statusin e vendit kandidat Rozeta Rapushi
Bashkim kombetar per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ky eshte mesazhi qe dhane dje ne perfundim te takimeve me krere te shtetit dhe politikes shqiptare dy ministrat e jashtem ai italian, Franko Fratini dhe grek Stavros Lambrinidis. Madje ata u shprehen se moren edhe "fjalen" e kreut socialist Edi Rama, se opozita do te bashkepunoje per funksionimin normal te Parlamentit. "Duhet funksionim i duhur i Parlamentit, veprime dhe jo vetem fjale. Une mendoj se eshte e mundur qe PD-PS te arrijne nje marreveshje dhe se Shqiperia mund te kete nje bashkim kombetar per integrimin. Por ky pakt nuk mund te diktohet nga ne, nga Evropa, por nga Shqiperia. Nese ndodh kjo, Shqiperia ka nje shans te behet se shpejti nje anetare e Bashkimit Evropian. Ne u takuam edhe me zotin Rama, dhe ai tha qe do te bashkepunoje per funksionimin normal te parlamentit. Do ta shikojme", tha Ministri i Jashtem Italian, Franko Fratini. Ai shtoi se gjate kesaj periudhe, vendi yne do te jete nen monitorim, nese po realizon apo jo detyrat per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian si dhe parashtroi detyrat emergjente qe ka para politika. Nder to, kryesore Fratini renditi 12 prioritetet, reformen zgjedhore, ate per te drejtat e njeriut, luften kunder krimit te organizuar, transparencen, takime te reja te Komisionit Parlamentar per integrimin dhe te zgjedhe Avokatin e Popullit. Nderkohe qe edhe kreu i e diplomacise greke, shprehu besimin se nese palet bashkepunojne integrimi nuk eshte larg. "Nje gje eshte teper e qarte nga takimet qe patem, qe persa i perket te ardhmes evropiane, Shqiperia e ka kete objektiv te qarte, cka bashkon edhe dy palet. Mesazhi qe u japim ne, eshte se ka ardhur koha per nje bashkim kombetar drejt rruges tuaj ne Evrope. Tashme qe Parlamenti nisi, ne mendojme se fokusi dhe vemendja e politikes, duhet te jene 12 prioritetet e BE-se", u shpreh kreu i diplomacise greke Lambrinidis. Ai siguroi se Evropa, Komisioni Evropian, Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian jane te mendimit qe Shqiperia i ka te gjitha kapacitetet dhe mundesite qe te plotesoje kerkesat e BE-se. Gjate konferences qe permbylli takimet e diplomateve per situaten politike ne Tirane, u shpreh edhe keqardhje per faktin qe Shqiperia la pas nje vit te humbur, duke kerkuar qe tashme te perfitohet nga koha e humbur. "Garanci nuk ka per asnje vend. Garanci ka per nje gje, kriteret. Ato jane te njejtat per te gjithe. Komisioni Evropian do ta ndjeke nga afer plotesimin e ketyre kritereve. Ka pasur nje vonese disa mujore per kete ceshtje, por ka ardhur koha per te ecur perpara", vijoi Fratini. Ai shtoi se te gjithe shqiptaret por edhe forcat politike, jane te bashkuar kur flitet per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Madje ai shtoi se edhe BE eshte e bashkuar ne mbeshtetjen per Shqiperine, por duhet te realizohen reformat dhe me pas te vleresohen ato.